KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë
Lajme

Kurti priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:04 -02/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.

Sipas njoftimit nga Qeveria, gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të UNICEF-it në përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin shoqëror dhe falënderoi shefen e zyrës, Zicherman, për punën e saj të rëndësishme gjatë misionit në Kosovë, sidomos në fushën e edukimit.

Duke folur për qeverisjen, kryeministri theksoi angazhimin e tij dhe kabinetit të ministrave për shoqëri të barabartë, promovim të të drejtave të njeriut dhe komuniteteve joshumicë, zhvillimi të gjithëmbarshëm dhe arsimim cilësor.

Teksa u diskutua për masat dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria, kryeministri përmendi suksesin të platformës “SuperPuna” me punësimin e 10 mijë të rinjve e të rejave të grupmoshës 18-25 vjeçare, e cila nga shkurti i këtij viti është zgjeruar edhe për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç.

Si një element kyç në realizimin e prioriteteve të Qeverisë dhe projekteve të përbashkëta u konsiderua edhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet ministrive dhe UNICEF-it.

Ky lloj i bashkëpunimit të afërt, u tha se do të vazhdojë të realizohet edhe me shefin e ri në ardhje që pritet të filloi misionin në qershor të këtij viti.

Gjithashtu lexoni:

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë

Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Kosova News 02/04/2024 02/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?