KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës, ajo tha se Franca është e interesuar të përforcojë lidhjet me Kosovën
Politikë

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës, ajo tha se Franca është e interesuar të përforcojë lidhjet me Kosovën

Kosova News
Kosova News 10:57 -20/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të saj, Kurti e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe angazhimin në Kosovë përgjatë tre viteve, që nga shtatori i vitit 2019. Ai vlerësoi kontributin e saj për projekte në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë, si dhe për thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale. Në veçanti theksoi përkushtimin e saj për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Te Franca shohim shtetin aleat dhe popullin mik të Republikës së Kosovës. Vlerat e saj për lirinë, demokracinë, të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve, që i kemi mësuar nga Franca, duam t’i aplikojmë edhe në Kosovë, në vendimet tona dhe në përpilimin e programeve tona qeveritare”, tha Kurti.

Ai theksoi se ka mirëpritur përfshirjen aktive të Francës në procesin e dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

- Reklamë -

Ambasadorja Butel vlerësoi pjekurinë demokratike në Kosovë, që ka sjellë ndryshimin në vend. Po ashtu, vlerësoi reformat strukturore të ndërmarra nga Qeveria. Ajo theksoi se Franca ka interes të veçantë për Ballkanin dhe se është e interesuar të përforcojë lidhjet me Kosovën, si dhe ta përmirësojë imazhin e Kosovës, si vend që di të bashkëpunojë edhe në sfera ndëruniversitare e kulturore.

Duke folur për përvojën e saj në Kosovë, ambasadorja Butel potencoi avancimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Francë, duke theksuar marrëveshjet në kulturë e ekonomi. Ajo veçoi marrëveshjen për bashkëprodhimin e filmave, si dhe projektin e impiantit të ujërave të ndotura në Prishtinë, që pas shumë vështirësive tani është në binarë.

Duke shprehur mirënjohje për kontributin e saj për vendin tonë, Kurti i uroi ambasadores Butel suksese në angazhimet e saj të radhës.

Gjithashtu lexoni:

Në tubimin madhështor, Kurti lavdëron 50-shin e VV-së: Opozita e la Prizrenin pa asnjë çerdhe, Haskuka hapi të parën me 1800 metra katrorë

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News 20/09/2022 20/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Në tubimin madhështor, Kurti lavdëron 50-shin e VV-së: Opozita e la Prizrenin pa asnjë çerdhe, Haskuka hapi të parën me 1800 metra katrorë
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?