KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti përuroi rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Musliu e quan mashtrues
EkonomiPolitikë

Kurti përuroi rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Musliu e quan mashtrues

Kosova News
Kosova News 21:59 -04/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, i cili të shtunën përuroi dy tunele dhe rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë, kryeministri Kurti: Po hapim edhe dy tunele, vlera e investimeve mbi 160 milionë euro

Musliu e ka quajtur Kurtin “mashtrues në aksion”, ndërsa ka thënë se nuk ka nevojë që të jesh inxhinier i ndërtimtarisë apo arkitekt për të konstatuar se tuneli është në fazën fillestare të punimeve.

“Albin Kurti s’paska ditë çka me rrejt sot dhe paska dalë me inauguru rihapjen e tuneleve si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë. S’ke nevojë me qenë fare inxhinier i ndërtimtarisë apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu që ky tunel është në fazën fillestare të punimeve.

Armaturat jashtë betonit, rrjedha e ujit që shihet në tunel, mungesa e ndriçimit, mungesa e murit në hyrje të tunelit janë vetëm disa elemente që shihen qartë dhe të binë në përfundim se inaugurimi  është i parakohshëm. Çka e ka kaq për ngutë MASHTRUESI vetëm ai e di”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Ndryshe, të shtunën u bë përurimi i tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapjes së linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ndërmarrja Publike “Infrakos”, krahas kryeministrit Albin Kurti, morën pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ambasadori italian në Kosovë, Antonello de Riu, shefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Sergiy Maslichenko, Kryesuesja e Bordit të “Infrakos”, Edona Nahi, Kryeshefi i kësaj ndërmarrje publike, Naser Krasniqi, ambasadorë, zëvendësministra, deputetë, e qytetarë.

Duke e cilësuar këtë si një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe një çast vendimtar për hekurudhën në Kosovë, Kurti tha se “jemi këtu për të përuruar rindërtimin e linjës 10 që lidh Hanin e Elezit me Fushë-Kosovën, dhe për të rihapur në veçanti dy tunele, njëri me gjatësi 262 metra dhe tjetri me 122 metra, që kanë qenë të shembur tërësisht”.

Gjithashtu lexoni:

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Kosova News 04/11/2023 04/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?