KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin e shtetit tonë, paraqesin kërcënim ndaj sigurisë
Politikë

Kurti: Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin e shtetit tonë, paraqesin kërcënim ndaj sigurisë

Kosova News
Kosova News 12:29 -11/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare.

Kurti këto deklarata i bëri në organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila ka nisur sot edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, ku marrin pjesë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga mbarë bota.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Kosova ka sot një rrjet diplomatik më të gjerë se kurrë më parë me gjithsej 53 degë të ndryshme të shpërndara në gjashtë kontinente përveç Antartikut.

“Ministria e Punëve të Jashtme është i vetmi digaster në qeverinë tonë që ka gjithsej pesëdhjetë e tre degë të ndryshme të shpërndara në gjashtë kontinente, përveç Antarktikut, prej Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malet e Zi deri te shtetet e largëta, si Australia, Japonia, Panamaja dhe Senegali kemi tridhjetë e katër ambasada, dymbëdhjetë konsulata të përgjithshme, katër konsulate të posaçme dhe një zyre ndërlidhëse. Midis këtyre janë përfaqësi dhe të reja të hapura rishtës në Poloni, Kolumbi, Malajzi dhe pranë selisë së shenjtë në Vatikan. Kjo shpërndarje e gjerë e përfaqësive, e cila është shpërndarja më e gjerë në historinë e Repulikës sonë, përbën njëkohësisht edhe avantazh, edhe sfidë. Avantazhi është se i mundëson shtetit tonë që të ketë 53 zëra nëpër botë duke shtyer përpara interesat më të rëndësishme të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ndërkaq, sfida kryesore është se si të gjejmë një mënyrë që të gjithë këta zërat tuaj të mos funksionojnë të pa ndërlidhur me njëri-tjetrin, por në harmoni të plotë, si një kor i vetëm me Ministrinë këtu në Prishtinë, në rolin e dirigjentit”, tha Kurti.

Ai gjithashtu paralajmëroi se përpjekjet e Serbisë për të dëmtuar imazhin dhe sovranitetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një sfidë e përhershme, duke shpërndarë në çdo skaj të botës mesazhe të rrejshme.

Kurti tha se veprimtaria e ambasadorëve është jetike për mbrojtjen e vendit.

“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë tonë kombëtare me miliona të shpenzuara për lobimin dhe komunikimin botëror, duke e shpërndarë në mënyrë sistematike, në çdo skaj të botës, mesazhe të rrejshme. Duke marrë parasysh këtë klimë sfiduese, botërore dhe rajonale, veprimtaria juaj si përfaqësues të Kosovës është jetike për prafirmimin e vendit tonë”, shtoi Kurti.

Ndërsa, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, prezantoi reformat e brendshme të ministrisë dhe arritjet ndërkombëtare të Kosovës gjatë vitit të fundit.

Gërvalla theksoi se çdo euro e buxhetit po përdoret me plan të qartë, të arsyetuar dhe me kontroll të plotë duke arritur të ulin shpenzimet e panevojshme, të riorientojnë fondet drejt prioriteteve strategjike dhe të forcojnë llogaridhënien në çdo mision diplomatik.

“Kështu ka kaluar një reformë thelbësore, duke vendosur standarde të reja të transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm financiar. Sot, çdo euro e buxhetit përdoret me plan të qartë, të arsyetuar dhe me kontroll të plotë kemi arritur të ulim shpenzimet e panevojshme, të riorientojmë fondet drejt prioriteteve strategjike dhe të forcojmë llogaridhënien në çdo mision diplomatik. Mjetet e kursyera nga shpenzimet operative janë përdorur për forcimin e diplomacisë ekonomike dhe publike nga mbështetja e bizneseve kosovare në tregjet huaja deri te promovimi i imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër, kemi zhvilluar aktivitete të shumta kulturore nëpër botë duke prezantuar Kosovën si një shtet të ri me trashëgimi të pasur, krijimtari bashkëkohore dhe energji të pashtershme. Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Republikës së Kosovës, duke forcuar pozicionin tonë ndërkombëtar dhe duke dëshmuar se puna e koordinuar diplomatike jep rezultate konkrete;Po ashtu kemi siguruar anëtarësimin e një numër të konsiderueshëm organizatash ndërkombëtare, duke e zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive… Mërgata mbetet një nga asetet më të çmuara të vendit”, tha Gërvalla.

Ky edicion i konferencës së ambasadorëve do të zgjasë më 11 deri 13 gusht të këtij viti. /KP/.

Gjithashtu lexoni:

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët

Kosova News 11/08/2025 11/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
11:10 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?