Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar në përvjetorin e vdekjes së saj, Nënën Pashkë. Kurti ka thënë se bijtë e saj, Gjovali dhe Milani, bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999.
“Bijtë e saj, Gjovalin dhe Milan Markaj, bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u rrëmbyen, u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999, në Masakrën e Mejës dhe Korenicës. Deri në vitin 2003 ishin të zhdukur. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë“, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti tutje ka përmendur edhe historinë e nënës Pashkë, e cila tre ditë pas ceremonisë mortore të rivarrosjes, ajo ia vuri vetës flakën si simbol i dhimbjes.
“Më 24 maj 2003 u rivarrosen Gjovalini dhe Milani. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamen, nëna Pashke i vuri vetës flakën. Pasi flakët e luftës ia dogjën shpirtin, ajo i vuri flakën trupit”, shkroi Kurti.