KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin që ta dorëzojë Radoiçiqin
Lajme

Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin që ta dorëzojë Radoiçiqin

Kosova News
Kosova News 17:41 -06/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin që ta dorëzojë Radoiçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaron se është optimist se Serbia do të dorëzojë kryeterroristin Milan Radojiçiq në rast se Perëndimi e sanksionon destruktivitetin e Serbisë.

Sipas tij, kjo është mënyra për të vepruar me Beogradin, porse thekson se Kosova nuk ka levë për ta përdorur kundër Serbisë.

Kreu i ekzekutivit shton se inteligjenca e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë janë vigjilente karshi dhe Serbisë për shkak të synimeve të saj destabilizuese, derisa shprehet i bindur se “ato sulme nuk mund të planifikohen më në Kosovë, nuk mund të iniciohen përbrenda Kosovës.”

Për dezinformatat serbo-ruse që vijnë në drejtim të vendit dhe të Qeverisë së Kosovës, Kurti thotë se janë shpifje në përputhje me fantazinë e tyre.

“Ata vazhdimisht shpifin në përputhje me fantazinë e tyre, ata do dëshironin që të kishte një sulm ndaj serbëve civilë në mënyrë që këtë ta përdorin për pretekst, për agresionin e ushtrisë së tyre, mirëpo pikërisht për shkak se nuk eksiton një gjë e tillë, atëherë edhe më shumë bëjnë propagandë. Shpeshtimi dhe sforcimi i propagandës së tyre është dëshmi që e njëjta nuk po ka sukses, prandaj edhe po rritet intensiteti”, thotë Kurti në një intervistë për KosovaPress.

Gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti, Kosova u përball me dy sulme të mëdha në veri të vendit, agresioninnë Banjskë të Zveçanit dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc.

Për këtë të parin, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, përgjegjësinë e mori i kërkuari i INTERPOL-it, Milan Radoiçiq. Për të, Kurti thotë se “e ka konfliktin në liri.”

“Kriminelët e llojit të tillë e kanë konfliktin si liri. Kur nuk ka konflikt, ata ndihen të cenuar, paqja nuk i leverdisë. Kriminelëve iu leverdisë konflikti, trazirat, destabilizimi, pasiguria, lufta, gjakderdhja. Në ato momente ata ndihen të lirë, prandaj edhe zhvillojnë aksione të tilla sporadike terroriste, të cilat janë edhe shprehje e pafuqisë së tyre, duke qenë se nuk e kanë nën kontroll veriun e Kosovës krejt çfarë mund të bëjnë është të planifikojnë ndonjë sulm që na cenon dhe na bën dëm neve”, thotë ai.

Së fundi, kryeministri Kurti pati deklaruar se Radojiçiq ka angazhuar dy serbë të njohur me nofkat “Mami” dhe “Gandi”, për sulme në veri.

“Sigurisht që presidenti i Serbisë e përdor kriminelin Raidoiçiq por bindjen time Putini i vogël në Ballkan, Vuçiqi e ka edhe Prigozhinin e vogël në Ballkan, Radioçiqin, i cili nuk është i huaj për traditën serbe shtetërore, meqenëse ky i ngjan edhe Arkanit të ri. Ashtu si Sllobodan Millosheviqi e kishte Zhel Korazhnjatoviq Arkanin, paramilitarin që ishte kreu i tigrave gjenocidal nëpër Kroaci, Bosnje, Kosovë, njësoj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tani e ka Millan Radioqiqin dhe ata zullumqarët e tjerë të cilët janë shndërruar në kriminelë e terroristë me ato nofkat ‘Mami’, ‘Gandi’, ‘mërrki’, ‘përrki’ e kështu me radhë, njerëz të cilët nuk i bëjnë nder asnjë shoqërie dhe asnjë populli”, shton ai.

Ai tregon se si Perëndimi mund të ushtrojë ndikimin e vet mbi Serbinë.

“E mbaj në mend shumë mirë datën 20 janar 2023 kur presidenti i Serbisë e pati pranuar në një konferencë për media marrëveshjen bazike dhe ai tha që këtë po e bën për dy arsye kryesore. E para sepse nuk dëshiron që qytetarëve të Serbisë t’iu rikthehet regjimi i vizave dhe e dyta tha që nuk mund t’i humbë 100 mijë vende pune gjermane në Serbi… Pra, kërcënimin të cilin ai si të tillë e kishte përjetuar nga Perëndimi për sanksione qoftë me kthim të regjimit të vizave ose humbjeve të vendeve të punës të investimeve të huaja ja përcillte popullit serb publikisht. Unë besoj që kjo është mënyra për të vepruar me Beogradin nëse perëndimi demokratik seriozisht e sanksionon destruktivitetin e Serbisë atëherë unë jam optimist që edhe Milan Radioçiqin shpejt do të na e dorëzojnë, mirëpo ne nuk kemi levë kundër Serbisë, siç ka Perëndimi”, thotë Kurti.

Derisa thotë se Serbia nuk mund të planifikojë sulme më në Kosovë, Kurti thekson se në anën tjetër kjo e bënë më të vështirë gjurmimin e tyre.

“Jemi shumë vigjilentë në këto ditë, për shkak se nuk ka muaj që nuk po ka ndonjë përpjekje. Përpjekjen e fundit e kishin me 29 nëntor kur e dëmtuan rënd por jo pakthyeshëm kanalin Ibër-Lepenc dhe tani organet tona të sigurisë, inteligjenca jonë përcjell me shumë vëmendje çfarëdo informacioni i cili mund të na tregojë çka do qoftë lidhur me sulmet e tyre të radhës, por unë e di një gjë që ato sulme nuk mund të planifikohen më në Kosovë, nuk mund të iniciohen përbrenda Kosovës. Ato janë sulme të cilat vijnë gjithmonë nga Serbia dhe organizohen atje. Në njërën anë kjo tregon që ne kemi qenë të suksesshëm, por në anën tjetër e bën më të vështirë gjurmimin e tyre sepse ne nuk mund të interceptojmë informacione ne Serbi sikurse që mund ta bëjmë në Kosovë… 35:09 Janë institucionet përkatëse të sigurisë që e bëjnë vlerësimin e duhur por ne kurrsesi nuk mund të jemi të relaksuar përderisa krimineli Raidoqiq dhe paramilitarët e tjerë të grupit të tij terrorist ndodhen në liri në Serbi”, vijon Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

Kosova News 06/01/2025 06/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral
14:47 -14/06/2026
Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren
14:16 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?