Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga takimi me shkrimtarin turk, Orhan Pamuk, ka thënë se ka kuptuar interesimin e tij për Kosovën.
“Ndonjëherë marrëdhënia e një shkrimtari me një qytet është aq emblematike sa njëri të kujton tjetrin. Për Stambollin është Orhan Pamuk. Ishte një nder të darkoja me Nobelistin dhe të zbuloja interesimin e tij për Kosovën në mes të shkëmbimit tonë të pasur të pjatave dhe temave”, ka shkruar Kurti në X.
Ai këtë takim e realizoi gjatë qëndrimit të tij në Turqi për forumin ekonomik “Ditët e Biznesit Kosovar”, nën organizimin e Odës Ekonomike të Izmirit dhe Shoqatës Kosovare për Arsim.



