KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për Nënën Terezë: Shqiptarja nga Shkupi u bë si nënë për njerëzit e varfër
Lajme

Kurti për Nënën Terezë: Shqiptarja nga Shkupi u bë si nënë për njerëzit e varfër

Kosova News
Kosova News 23:02 -26/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, aktivitetet e ditës së sotme i përmbylli me pjesëmarrjen e tij në akademinë solemne të organizuar me rastin e shënimit të ditëlindjes së Shën Nënë Terezës, e cila u mbajt në ambientet e Qendrës “Bogdani Polis”, në Prishtinë.

Në shënimin e 114-të vjetorit të ditëlindjes së saj, kryeministri Kurti tha se vajza e vogël Anjeze, shqiptarja katolike nga Shkupi, u bë si nënë për të varfërit, duke shtuar se me emrin e shenjtores mbrojtëse të misionarëve, motra Anjeze u bë gradualisht Nëna Terezë, ndërsa vite më vonë themeloi bashkësinë fetare Misionarët e Bamirësisë, me të cilën e ushtroi aktivizmin dhe angazhimin e saj për bamirësi ndaj të varfërve.

Në këtë akademi solemne të mbajtur në nderim të jetës, kontributit dhe angazhimit të saj, kryeministri Kurti lartësoi figurën e shquar të Nënës Terezë, për të cilën kujtoi se në moshën 69 vjeçare ajo u laureua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë shqiptarja e parë që e fiton cilëndo kategori të këtij çmimi dhe një nga të paktat gra që është laureuar me këtë çmim për paqe, ku me këtë rast këtë vit bëhen plot 45 vite kur Nëna Terezë u laureua me Çmimin Nobel për Paqe.

Duke kujtuar figurën e saj kryeministri Kurti fjalën e tij e përmbylli duke cituar Nënë Terezën nga fjalimi i saj i Nobelit, 45 vite më parë me fjalët “Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfërit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse e kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfërit”.

“Le ta bëjmë shtëpinë tonë, vendin tonë dhe Kosovën tonë një shtëpi, një atdhe dhe një shtet ku njerëzit mund të jetojnë në mirëqenie dhe barazi, në siguri dhe me drejtësi, dhe ku me ndershmëri mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre”, ishin fjalët e kryeministrit Kurti në përfundim të fjalës së tij.

Gjithashtu lexoni:

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Kosova News 26/08/2024 26/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës
13:54 -16/06/2026
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
13:52 -16/06/2026
IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren
13:50 -16/06/2026
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
13:27 -16/06/2026
Jashari pret në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar
13:24 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?