Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, aty ku prehet edhe komandant Drini
.
Në 25 vjetorin e vrasjes së tij, Kurti tha se komandant ‘Drini’ ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb.
“Ekrem Rexha, komandant ‘Drini’, ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb, dhe sot shënojmë 25 vjetorin e vrasjes së tij me 135’rast bëmë homazhe te varri i tij dhe shprehëm mirënjohjen tonë të thellë tek familja e i tij që dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin”, tha pas homazheve kreu në detyrë i qeverisë.