Kurti për Ivanoviqin: 6 vjet pas vrasjes së tij, vrasësit ende janë të lirë në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në gjashtë vjetorin e vdekjes së Oliver Ivanoviqit.

Kurti, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se sot, gjashtë vjet pas vrasjes së tij, vrasësit e Ivanoviqit ende enden të lirë në Serbi.

Kurti ka thënë se Ivanoviq ka qenë aktiv gjatë të dyjave: luftës ’98-’99 dhe dëbimit të shkurtit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu.

“Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.