KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Për dallim prej para 10 vjetësh, tani Serbia refuzon të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën
Politikë

Kurti: Për dallim prej para 10 vjetësh, tani Serbia refuzon të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

KosovaNewss
KosovaNewss 20:44 -22/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë ka thënë se marrëveshja e dakorduar me Serbinë është njohje de-facto për Kosovën.

Në një intervistë në RTK, ai ka thënë se, për dallim nga vite më parë, Serbia tani po heziton të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën.

“Ky është një plan që sjell njohjen de-facto dhe nuk bllokon rrugën për të ecur përpara. Meqë pati pajtim unë insistova që të nënshkruhet, por për dallim prej para 8 vjetëve dhe 10  vjetëve, Serbia refuzoi ta nënshkruajë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se kjo është një marrëveshje të cilën Serbia nuk ka interes ta zbatojë.

Sipas tij, ajo tashmë ka dhënë indikacionet e para për këtë gjë.

“Pala serbe refuzoi ta nënshkruajë, sepse, siç e zbuloi ajo vet, heziton që ta zbatojë. Tashmë kanë dhënë indikacione të qarta se po bëjnë shkelje të marrëveshjes”, ka thënë tutje Kurti.

Për konstruktivitetin e tij në negociata me Serbinë, Kurti ka thënë se qasja e tij mund të mos jetë kuptuar në të kaluarën. Ai ka thënë se gjithmonë ka qenë konstruktiv.

“Unë kam qenë gjithmonë konstruktiv, mund të mos jetë vërejtur me kohë kjo. Unë i lexoj mirë tekstet dhe kur shoh që ka koncepte universale, dhe ka vetëvendosje, barazi, konstruktivitet etj., atëherë kuptohet që jam konstruktiv”, ka thënë tutje kryeministri.

Kurti ka rrëfyer edhe për gatishmërinë e tij që të propozojë përmbajtje për marrëveshjen e arritur.

Ai ka thënë se Serbisë i pengonte qasja e tij aktive dhe kreative.

“Vazhdimisht kam qenë aktiv, mirëpo sa më aktiv dhe kreativ që shfaqesha, aq më shumë ngjallej rezistenca e palës tjetër, e cila nuk e nënshkroi, sepse edhe ata e dinin sikur unë se kjo është njohje de-facto”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

KosovaNewss 22/03/2023 22/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë
20:27 -13/05/2025
Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë
20:13 -13/05/2025
FShF-ja del me deklaratë rreth biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi
19:30 -13/05/2025
Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar
19:10 -13/05/2025
Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
18:59 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?