Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë me rezultat 0:2, fitore e cila i siguroi “Dardanëve” vendin në Play-off.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se Kosova e nisi këtë fushatë me besim dhe po hyn në fazën tjetër me edhe më shumë vetëbesim, transmeton KosovaNews.
“Sonte bëmë histori, e ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, ka shkruar ai, duke e cilësuar këtë sukses si një arritje të madhe për vendin.


