KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare dhe para historisë moderne të Evropës Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse dhe fajtore
Lajme

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare dhe para historisë moderne të Evropës Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse dhe fajtore

KosovaNewss
KosovaNewss 22:45 -24/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar viktimat e masakrës së fshatit Kotlinë të Kaçanikut. Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, Kurti ka thënë se më 24 mars të vitit 1999 Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë së Jugosllavisë, së bashku me njësite speciale të policisë, e rrethuan fshatin Kotlinë mes malltretimesh, policia serbe fillimisht i vrau tre të moshuar të cilëve më pas edhe ua dogjën trupat.

‘’Në mesditë, policia i mori gratë, fëmijët dhe të moshuarit dhe i dërguan me kamionë në Kaçanik, kurse burrat në Ferizaj, ku pasi i malltretuan i dëbuan drejt Maqedonisë. Ndërkohë që i dogjën pothuajse të gjitha shtëpitë e fshatit Kotlinë, sikur edhe shkollën dhe ambulancën e fshatit, ushtarët serbë i rreshtuan 35 djem të rinj dhe i nisën drejt një zone malore të fshatit. Atje, 13 prej tyre arritën të iknin malit dhe t’u shmangeshin plumbave, ndërsa 22 të tjerët u vranë prej forcave serbe. 16 trupa u hodhën në një pus dhe 6 trupa në një pus tjetër, para se të dy puset të shembeshin nga eksplozivi i hedhur në ta. Pas luftës, në shtator të vitit 1999, ekipe të mjekësisë ligjore të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi (ICTY), i hapën puset dhe i konstatuan varrezat masive në to. Këto fotografi, e dëshmojnë këtë proces dhe trupat e viktimave të nxjerra nga puset gjashtë muaj pas vrasjes së tyre. Në vitin 2011, gjenerali i policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviq, që gjatë luftës në Kosovë kishte shërbyer si Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe shef i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u akuzua në Hagë (ICTY) ndër të tjera edhe për përgjegjësi për krimet e kryera në Kotlinë. Ai u dënua me 27 vjet burg, për përgjegjësinë e tij dhe bashkëpjesëmarrje në vrasje, krime kundër njerëzimit, pjesëmarrje në ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe nxitje në vrasjen e shqiptarëve në Kosovë. Por në vitin 2014, Dhoma e Apelit e ICTY-së ia uli këtë dënim Vllastimir Gjorgjeviqit në 18 vjet burgim’’, shkroi Kurti.

Më tutje kryeministri i vendit është shprehur se para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe para historisë moderne të Evropës, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse dhe fajtore.

 ‘’Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe para historisë moderne të Evropës, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse dhe fajtore për të gjitha krimet e të gjitha kategorive juridike të kryera në Kosovë, para dhe gjatë luftës’’, shkroi Kurti.

Të vrarët në Kotlinë, do të kujtohen dhe do të nderohen gjithmonë bashkë me ata që ranë në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri, shtoi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

KosovaNewss 24/03/2025 24/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit
21:22 -13/06/2026
KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
20:22 -13/06/2026
Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?