KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Nuk jam për t’i diskriminuar dhe shtypur serbët, por nuk mund të kemi super minoritet në Kosovë
Politikë

Kurti: Nuk jam për t’i diskriminuar dhe shtypur serbët, por nuk mund të kemi super minoritet në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:53 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, duke u shprehur i pakënaqur për pamundësinë e lëvizjes së lirë të kosovarëve në zonën shengen.

Në një intervistë në Top Channel, Kurti ka thënë se ky proces do të marrë fund më 1 janar të vitit 2024, pasi Kosova është vendi i fundit në Evropë që vazhdon të ketë regjim vizash për qytetarët, e që sipas tij kjo po bëhet padrejtësisht.

“Nëse ka diçka që nuk jemi të kënaqur me çfarë kemi bërë deri më tani, është fakti që edhe më tej Kosova vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave, por prapë lajm i mirë është që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky nuk do të jetë më rasti. Më në fund pra gati mbi 5 vite pasi që Komisioni Evropian për herë të parë tha që “Kosova i ka plotësuar 95 kritere të nevojshme, duhet t’i hiqen vizat”, nga 1 janari i vitit të ardhshëm kjo do të bëhet edhe për Republikën e Kosovës, si vendi i fundit në Evropë, ku vazhdon të ketë ende viza për qytetarët, gjithsesi padrejtësisht”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë ka folur gjithashtu edhe për nenin 7 të propozimit evropian, ku tha se në të flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi.

Kurti tha se mes Kosovës dhe Serbisë ka vetëm njohje “de facto” e jo vetadministrin e as vetqeverisje.

“Askund Nuk ka kurrfarë autonomie për serbët lokal në Kosovë. Ata janë qytetarë të Republikës sonë dhe unë jam kryeministër edhe i atyre. Në nenin 7 flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi. Kjo do të thotë që kemi referencë veçse te marrëveshja kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Nuk ka vetadministrim, nuk ka vetqeverisje, ka veçse njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kryeministri Kurti.

Por, kryeministri i vendit gjithashtu u shpreh se në Kosovë nuk mund të ketë njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike, pasi siç theksoi ai ‘privilegji për dikë, mund të jetë diskriminim për dikë tjetër”.

“Unë nuk jam për t’i diskriminuar, shtypur, shfrytëzuar apo marxhinalizuar serbët. Ne shqiptarët kemi qenë një shekull nën sundimin serb, nuk do të përsërisim asgjë të ngjashme dhe as nuk do të na shkoj mendja asnjëherë, mirëpo gjithashtu nuk mund të kemi super minoritet në Kosovë. Nuk mund të kemi njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike apo religjioze sepse privilegji për dikë, bëhet diskriminim për dikë tjetër. Andaj unë ju garantoj që nuk do të ketë kurrfarë solucionesh jo transparente e që e minojnë Kushtetuetshmërinë tonë dhe rendin republikan e demokratik”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Përparim Rama pak ditë më parë e promovoi me pompozitet, në fakt rruga “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria është në gjendje të mjerueshme

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Kosova News 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive
11:55 -01/08/2026
Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur
10:28 -01/08/2026
Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot
10:08 -01/08/2026
Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve
09:46 -01/08/2026
Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s
09:21 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?