KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Njerëzimi sot po sfidohet nga rilindja e ideve të vjetra, por jo të harruara, të fashizmit
Politikë

Kurti: Njerëzimi sot po sfidohet nga rilindja e ideve të vjetra, por jo të harruara, të fashizmit

Kosova News
Kosova News 10:18 -09/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur adresimin e tij në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili kësaj radhe po mbahet në Prishtinë.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit globale dhe sidomos agresionit rus në Ukrainë, Kurti tha se shoqëria njerëzore sot është duke u sfiduar nga idetë e vjetra por jo të harruara të fashizmit.

“Në këtë mjedis bashkëkohor të sigurisë vlera njerëzore dhe shoqëria njerëzore është duke u sfiduar nga rilindja e ideve të vjetra por jo të harruara të fashizmit, politika hexhoministe dhe ekspacioniste e Rusisë, tendencat ruse për hexhemoni globale”, ka thënë Kruti.

Ai po ashtu tha se edhe kërcënimet ushtarake të Koresë së Veriut për lindjen e largët, janë indikatorët më të mirë për të treguar se sa serioze dhe delikate është situata e sigurisë.

Kurti ka shtuar se NATO-ja, si organizatë që është përgjegjëse për të promovuar vlerat demokratike, për të ndërtuar besimin, vazhdon të mbetet një aleancë e vendeve që synojnë që të mirëmbajnë paqen dhe stabilitetin në nivel global.

“NATO është e vetmja aleancë politike dhe ushtarake që synon të ruajë të arriturat e shoqërisë njerëzore dhe vlerat demokratike”, ka shtuar ai.

Sot do të vazhdojnë punimet e seminarit të 102 me radhë të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Seminari nisi punimet dje më 8 tetor dhe do të vazhdojë deri më 10 tetor 2022.

Kësaj radhe temë do të jetë “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“, në të cilin pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Gjatë takimit 3-ditor po diskutohet për sfidat dhe perspektivën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë evropiane, mbështetjen e NATO-s për paqen dhe stabilitetin në rajon, për qeverisjen dhe reformën e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe mbikëqyrjen parlamentare mbi institucionet e sigurisë në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Rrugës “Marin Barleti” në Prizren po i rikthehet karakteri historik, Çeku: Ndryshimi tashmë është i dukshëm

Shoferi kapet me 143 km/h në zonën 50, dënohet me 300 euro dhe 3 muaj ndalim drejtimi

Bllokada në Kuvend, Balje: Faji shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

“Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

Kosova News 09/10/2022 09/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Rrugës “Marin Barleti” në Prizren po i rikthehet karakteri historik, Çeku: Ndryshimi tashmë është i dukshëm
12:06 -06/07/2025
Shoferi kapet me 143 km/h në zonën 50, dënohet me 300 euro dhe 3 muaj ndalim drejtimi
11:58 -06/07/2025
Bllokada në Kuvend, Balje: Faji shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi
11:54 -06/07/2025
Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit
11:52 -06/07/2025
Çdo vit në Kosovë rreth 60 fëmijë me sëmundje malinje
11:49 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?