KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti ngushëllon familjen e luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani
Lajme

Kurti ngushëllon familjen e luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani

KosovaNewss
KosovaNewss 19:09 -04/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjen e luftëtarit të ndjerë të UÇK-së, Mejdi Asllani, i njohur si `Plaku i Maleve`.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas nderimeve në ceremoninë e varrimit të datës 1 shkurt, edhe gjatë kësaj vizite kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin e lartë për “Plakun e Maleve”, për plakun e Emshirit, për Mejdi Asllanin, për jetën dhe për veprat e tij.

“Historia dhe sakrifica e luftëtarit Asllani së bashku me familjen e tij, do të jetojnë gjithmonë në zemrat dhe memorien tonë”, tha Kurti.

Në këtë vizitë për ngushëllime tek familja e Mejdi Asllanit, kryeministri shoqërohej dhe nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi dhe Driton Hyseni, si dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministrit Kurti ka shkruar edhe në librin e kujtimeve të luftëtarit të UÇK-së, Mejdi Asllani.

“Plaku i Maleve, Plaku i Emshirit, Mejdi Asllani, ishte luftëtar me zemër e në mendje, patriot në luftë e në paqe, që na ka frymëzuar gjithmonë, e që nuk do ta harrojmë asnjëherë. Akti i tij heroik i 7 marsit 1999 dhe veprimtaria atdhetare e pandalshme tash janë në zemrat e mendjet tona dhe rrojnë aty.

Më 7 mars të vitit 1999, familja e Mejdi Asllanit u sulmua nga katër policë të Serbisë, të cilët e morën peng gjithë familjen Asllani, duke ua mbajtur tytat e automatikëve në kokë dhe në gjoks brenda shtëpisë së tyre, në lagjen Emshir të Prishtinës. Mejdiu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me të dy djemtë e tij Asllanin dhe Bekimin. Në një ngjarje pabesueshmërisht dramatike, Mejdi Asllani bashkë me djalin e tij Asllanin, arritën ta përmbysin situatën falë bombave të dorës dhe një automatiku që e kishin në shtëpi. Atë ditë ata dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të rezistencës”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Rrokulliset traktori në Ruboc, një person mbetet i vdekur

Kurti nderon Ukshin Hotin në 83-vjetorin e lindjes

KosovaNewss 04/02/2024 04/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?