Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësin e fushatës së tij presidenciale.
Sipas njoftimit për media, Kurti dhe Hyland diskutuan për zhvillimet dhe temat aktuale në vend, për potencialin dhe përparësitë e vendit për investitorë të huaj, si dhe për rëndësinë e raporteve të veçanta dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti e falënderoi diplomatin Hyland për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë ndër vite në mbështetje të Kosovës, e i cili vazhdon edhe sot.
Kujtojmë se pak më parë, Hylland kërkoi që të bëhen më shpejt institucionet e Kosovës, ndërsa për mungesë të tyre, ai tha se po e pëson edhe Televizioni Publik me mungesë buxheti.


