KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në “Roma Versitas Kosova”, ndan çmimet për kontribut jetësor
Lajme

Kurti në “Roma Versitas Kosova”, ndan çmimet për kontribut jetësor

Kosova News
Kosova News 20:30 -05/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në manifestimin e “Roma Versitas Kosova”, për nder të 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ku edhe u bë ndarja e çmimeve për kontributin jetësor të personaliteteve të komunitetit rom.

Siç thuhet në komunikatën e qeverisë, kryeministri shprehu kënaqësinë që sot ishin bashkë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, por edhe për të shprehur mirënjohje ndaj personaliteteve e komunitetit rom që kanë kontribuar për Kosovën.

“Çdo ditë, të gjithë ne, përfshirë mua, jemi dëshmitarë të arritjeve të komunitetit rom. Kam vizituar biblioteka me libra në gjuhën rome. Kam takuar poetë e akademikë të komunitetit, që pasurojnë e promovojnë letërsinë rome. Isha pjesë e ceremonisë së betimit të oficerëve rom, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në Ditën e Hapur të organizuar nga Qeveria, në Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri, për të frymëzuar vajza dhe djem të komunitetit për karrierë në këtë sektor të rëndësishëm për shtetin dhe për të gjithë neve, kam bashkëbiseduar me shumë të rinj me vullnet e me përkushtim për karrierë e kontribut për sigurinë e vendit”, u shpreh kryeministri.

Teksa përmendi dhe listoi gjithë nismat që janë ndërmarrë për komunitetin rom, kryeministri theksoi se qasja jonë është shumë dimensionale, sepse duam që krahas gëzimit të të drejtave të barabarta, të tilla të jenë edhe mundësitë për secilën e secilin qytetar të Republikës.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri shtoi se përkrahja jonë për komunitetin rom në Kosovë është më e madhe se kurrë, siç është edhe kontributi i komunitetit rom në shoqërinë tonë. “Sikurse këtu sot, uroj që kontributi juaj të njihet gjerësisht dhe që në vazhdimësi të kemi, e të kemi bashkë, të arritura të reja, e suksese të tjera që na bëjnë të gjithëve pa dallim krenar”, u shpreh ai.

Lista e fituesve të çmimeve për kontribut jetësor për personalitetet e komunitetit rom në Kosovë:

·       Roma Education Fund, për kontribut në shkollim

·       Bashkim Ibishi, për kontribut në avokim dhe të drejta të njeriut

·       Daut Qylangjiu, për kontribut në media dhe komunikim masiv

·       Osman Osmani, për kontribut në arsimin fillore dhe të mesëm

·       Isak Skenderi, për kontribut në arsim, punësim, strehim dhe dialog politik

·       Shpresa Agushi, për kontribut në integrim gjinor dhe barazi gjinore

·       Kujtim Paçaku, për kontribut në gjuhën rome dhe shkrim-lexim

·       Nexhim Menekshe, për kontribut në kulturë dhe teatër

·       Ibrahim Elshani, për kontribut në gjuhën rome dhe shkrim-lexim

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë

Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kosova News 05/04/2024 05/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?