KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në KosovaPAR 2025: Kosova është një rast suksesi i shtetndërtimit
Lajme

Kurti në KosovaPAR 2025: Kosova është një rast suksesi i shtetndërtimit

Kosova News
Kosova News 11:07 -04/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – “KosovaPAR 2025”, deklaroi se Kosova përfaqëson një rast të veçantë të shtetndërtimit pas luftës, i cili është vlerësuar edhe nga organizatat ndërkombëtare si një histori suksesi.

Kurti ka deklaruar se Kosova është një rast unik i shtetndërtimit. Ai ka thënë se qeveria e tij ka synuar të ndërtojë baza të forta për të ardhmen.

“Kjo konferencë, e cila, ashtu siç ishte premtuar në vitin 2023, është shndërruar tashmë në një konferencë vjetore që mbledh pjesëmarrës eminentë nga Kosova, rajoni, kontinenti evropian dhe e gjithë bota. Kosova është, në të vërtetë, një rast sui generis, për vetë faktin që ndërtimi i institucioneve pas luftës është bërë nga një mision i udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, në bashkëpunim me BE-në dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”, ka thekësuar ai.

Sipas tij, gjatë këtyre 25 viteve, në Kosovë ka ndodhur një proces i veçantë i shtetndërtimit, i pashembullt ndokund tjetër apo ndonjëherë tjetër.

Kurti ka thënë se raportet e fundit të organizatave si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, SIGMA, organizata GAP e të tjera dëshmojnë se Kosova është një rast suksesi i shtetndërtimit pas një lufte të tmerrshme.

“Gjatë këtyre katër viteve të fundit, qeveria që unë udhëheq ka ndërmarrë reforma të thella në të gjithë sektorët, në mënyrë që ndryshimet pozitive të jenë edhe të qëndrueshme në kohë për të ardhmen, por edhe të pakthyeshme, pra që të pamundësojnë hapa prapa”, ka deklaruar Kurti.

Ministria e Punëve të Brendshme, për të tretin vit me radhë, ka organizuar konferencën ndërkombëtare “KosovaPAR 2025”, e cila këtë vit është fokusuar në temën: “Capacity in Public Administration for or through AI?”. Kjo temë trajton ndikimin e inteligjencës artificiale në ndërtimin e kapaciteteve në administratën publike.

Konferenca synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e Reformës së Administratës Publike si një parakusht për integrimin evropian dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Sivjet në një kontekst të përshpejtuar digjital, diskutimet lidhen ngushtë me transformimin që sjell inteligjenca artificiale në qeverisje dhe administratë.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave të sigurisë në 40 lokacione të reja

Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd

​Sekuestrohen mbi 200 pako me barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?