KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në Bratisllavë: Serbia nuk po i njeh krimet e kryera në të kaluarën
Politikë

Kurti në Bratisllavë: Serbia nuk po i njeh krimet e kryera në të kaluarën

Jeton Sopa
Jeton Sopa 14:56 -03/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjatë pjesëmarrjes së tij në një panel diskutimi në kuadër të forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022, Kurti ka thënë se nevojitet një dialog parimor mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar tek njohja reciproke. Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për nismën Ballkani i Hapur për çka ka thënë se Kosova mbështetet tek Procesi i Berlinit. transmeton KosovaNews.

Në Bratisllavë, Kurti ka përmendur krimet e luftës dhe pastaj ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Kurti: Serbia nuk i njeh krimet e kryera në të kaluarën, kjo na ofendon

“Kemi nevojë për një dialog që do të jetë parimor midis palëve të barabarta, për një marrëveshje ligjërisht detyruese për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar tek njohja e ndërsjellë. Fatkeqësisht Serbia po thotë që nuk do të na njohin kurrë dhe përtej kësaj as nuk i marrin parasysh, nuk i njohin krimet e kryera në të kaluarën, të jem i sinqertë kjo e dytë na ofendon shumë më shumë se e para”, ka thënë Kurti.

Këtu sipas Kurtit është thelbi i problemit – mohimi i krimeve të kryera nga Serbia.

Kurti: Thelbi i problemit është mohimi i krimeve të së kaluarës

“Këtu e shoh thelbin e problemit, mohimin e krimeve të së kaluarës, krimeve të luftës, gjenocidit e kështu me radhë, megjithatë po përpiqemi shumë në Bruksel bashkë me zotin Lajçak që të arrijmë marrëveshje kur bëhet fjalë për tabela automjetesh me parimin e reciprocitetit, sa i përket energjisë elektrike në veri sepse energjia nuk paguhet atje nga serbët për shkak të strukturave ilegale atje të Serbisë por jo për shkak të qytetarëve, pastaj edhe zhdukjeve të detyrueshme ose zhdukjeve me forcë të njerëzve, kemi 1600 persona të pagjetur megjithatë Kosova është tregim i suksesshëm i luftës çlirimtare të popullit dhe punës së madhe që është bërë në njërën anë, por edhe ndihmës po ashtu nga Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Kurti.

Ndërsa lidhur me temën e Ballkanit të Hapur dhe kundërshtimin për këtë nismë, Kurti ka thënë se Kosova mbështetet tek Procesi i Berlinit.

Kurti: Mbështetemi tek Procesi i Berlinit

“Ballkani Perëndimor është i hapur për NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar, nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore, jemi në rregull me këtë dhe mbështetemi shumë tek procesi i Berlinit me një nisje të freskët nga kancelari Scholz, e mbështesim iniciativën e BE-së me vlerat evropiane brenda dhe BE që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së dhe më duhet të them që as orientimi politik e as ndjeshmëria politike nuk i besoj atij grupi politikanësh që besojnë tek vetëmjaftueshmëria e Ballkanit perëndimor. Ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe të jemi anëtarë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kryeministri.

Ndër të tjera Kurti ka thënë se Kosova pret përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës ku ka aplikuar për anëtarësim.

Gjithashtu lexoni:

Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në

Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë përbën rrezik, në Golesh është me intensitet më të ulët

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është, e çuditshme

TAGGED: Albin Kurti. Kosova, Dialogu, Serbia
Jeton Sopa 03/06/2022 03/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?