KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Franceze të Biznesit
Ekonomi

Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Franceze të Biznesit

Kosova News
Kosova News 12:55 -05/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Franceze të Biznesit, që u organizua nga Këshilli i Investitorëve Europian në Kosovë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore, është e hapur për investime serioze dhe se po zgjerojmë mundësi tregtare me rajonin, Evropën dhe më gjerë.

“Vendi ynë, Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe i konsoliduar, me orientim të qartë evropian dhe po, tash e kemi edhe stabilitetin institucional, i cili dëshirohet aq shumë prej bizneseve, meqënëse ofron siguri publike, parashikueshmëri dhe disiplinë të fortë fiskale.” tha kryeministri Kurti.

Ai shtoi se kemi punuar për të forcuar sundimin e ligjit, për të ulur praktikat informale dhe për të krijuar një terren të barabartë, sepse konkurrenca duhet të jetë e drejtë për ata që inovojnë dhe investojnë.

Kryeministri i ftoi kompanitë franceze të investojnë në vendin tonë, gjersa shtoi se Kosova po investon në infrastrukturë, sepse ajo e shtyn përpara gjithçka tjetër: konkurrueshmërinë, sigurinë energjetike, logjistikën dhe cilësinë e jetesës. Ne duam partneritete, të cilat sjellin standarde të larta, projekte transparente, konkurruese dhe të përfunduara me kohë.

Ai tha se po mbështesim një ekonomi prodhuese, ku suksesi bazohet në punë, inovacion dhe meritë, dhe po e përmirësojmë klimën e investimeve përmes reformave që zvogëlojnë barrën administrative dhe rrisin transparencën.

E në këtë drejtim, kryeministri Kurti tha se duam investime që krijojnë vende pune cilësore, mbështesin eksportet dhe ndërtojnë kapacitete reale, veçanërisht në prodhim, shërbime, teknologji informative dhe rritje të gjelbër.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 05/02/2026 05/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?