“I nderuar me letrën e përzemërt të ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair”.
Doja t’ju falënderoja shumë për kohën tuaj dje. Ishte kënaqësi të takohesha me ju gjatë vizitës sime në Kosovë gjatë kësaj jave historike dhe isha shumë i lumtur që mora dhuratën e çmuar.
Ishte një nder i vërtetë të vizitoja Kosovën për të shënuar rastin e rëndësishëm të Çlirimit. Miqësia e popullit të Kosovës ka rëndësi të madhe për mua. E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të kthehem sërish një ditë.
Mezi pres të takohemi përsëri së shpejti”.
Kjo është letra që ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pas vizitës që ia bëri Kosovës me rastin e 25-vejtorit të çlirimit të vendit.
E për këtë letër ka shkruar Kurti në Facebook të, ku e ka falënderuar Blarin për kontributin e dhënë për vendin tonë, teka ka theksuar se “miqtë e Kosovës, sikurse Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës.
“I nderuar me letrën e përzemërt të ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair. Vizita e tij në 25-vjetorin e çlirimit të vendit na ka nderuar fort, të gjithëve. Mirënjohja e popullit të Kosovës për udhëheqjen tij 25 vjet më parë nuk njeh fund.
Miqtë e Kosovës, sikurse Sir Tony Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar ish-kryeministri britanik.