KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti merr pjesë ceremoninë hapëse të Lojërave Tradicionale të Rugovës “Rugova 2025”
Politikë

Kurti merr pjesë ceremoninë hapëse të Lojërave Tradicionale të Rugovës “Rugova 2025”

Kosova News
Kosova News 15:13 -03/08/2025
Shpërndaje
ZKM – 3 8 2025 (3)
ZKM – 3 8 2025 (10)
ZKM – 3 8 2025 (13)
ZKM – 3 8 2025 (11)
ZKM – 3 8 2025 (5)
ZKM – 3 8 2025 (9)
ZKM – 3 8 2025 (8)
DSC_5884-1024×683
ZKM – 3 8 2025 (4)
ZKM – 3 8 2025 (12)
ZKM – 3 8 2025 (2)
DSC_5889-1024×683
DSC_5906-1024×683
DSC_5925-1024×683
DSC_5941-1024×683
DSC_5952-1024×683
DSC_6005-1024×683
DSC_6058-1024×683
DSC_6025-1024×683
DSC_6016-1024×683
DSC_6008-1024×683
DSC_6067-1024×683
DSC_5660-1024×683
DSC_5668-1024×683
DSC_5686-1024×683
DSC_5694-1024×683
DSC_5701-1024×683
DSC_5731-1024×683
DSC_5691-1024×683
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrin në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Tradicionale të Rugovës “Rugova 2025”, të cilat po mbahen në fshatin Bogë të Rugovës, të Komunës së Pejës.

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti tha se është një nder i veçantë për të që sot, në këto bjeshkë të lashta që flasin me gurë e me borë, të jetë aty e në mesin e të pranishmëve për të festuar bashkë Lojërat Tradicionale të Rugovës, ngjarje kjo jo vetëm një manifestim kulturor, por edhe një rit i gjallë i identitetit tonë kolektiv, një dëshmi se trashëgimia jonë nuk është thjesht një kujtim i së kaluarës, por një forcë që na mban të lidhur me rrënjët tona edhe në të tashmen edhe të ardhmen.

“Në këto lojëra, ku shfaqet forca, shkathtësia dhe mençuria, po bashkohen pikërisht gjeneratat për të përcjellë jo vetëm vlerat e fisit të Kelmendit dhe të komunitetit të Rugovës, por edhe frymën e bashkësisë që e ka ruajtur këtë traditë për dekada. Në këto fusha e male, nuk garojnë vetëm individët, por ringjallen zakonet, legjendat dhe forca shpirtërore e maleve tona të larta. Ky manifestim është edhe një ftesë për ne si shtet dhe si shoqëri që të mos e shohim trashëgiminë vetëm si diçka që e ruajmë nëpër muzetë e shtetit, por si diçka që jetohet, që zhvillohet, që na bashkon. Lojërat si këto janë pasuri kombëtare që i japin shpirt të gjallë territorit dhe kuptim të thellë përkatësisë”, u shpreh kryeministri.

Me këtë rast, kryeministri njoftoj banorët e zonët dhe gjithë pjesëmarrësit për fillimin e studimit të fizibilitetit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për rindërtimin e rrugës Pejë – Kuqishtë:

“Dua t’ju njoftoj që para dy ditëve, pardje e kemi filluar studimin e fizibilitetit për ta rindërtuar rrugën Pejë-Kuqishtë. Rindërtimi i rrugës Pejë-Kuqishtë varësisht nga studimi i fizibilitetit do të jetë në vlerë të gjithmbarshme diku prej 15 milionë euro, ndërkaq sanimi i kësaj rruge ka filluar para tre muajve dhe do të kushtojë rreth 1.7 milionë euro. Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi jo vetëm të gatshëm por edhe të interesuar që të investojmë për shkak të vlerës së madhe natyrore, kulturore, shpirtërore, kombëtare, shtetërore që ka Bjeshka e Rugovës, jo vetëm për banorët e kësaj ane”.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri falënderoi të gjithë, secilën e secilin, për këtë mikpritje të përzemërt, për organizimin dhe për dashurinë që i tregoni kësaj toke dhe kësaj tradite.

“Rugova është pasuri kombëtare, dhe do të ngelet gjithmonë një pikë referimi për forcën, dinjitetin dhe qëndrueshmërinë tonë si popull. Le të fitojnë më të mirët e ju dëshiroj një ditë të këndshme e të bukur, dhe të gjithë juve e familjeve tuaja shëndet e suksese në jetë ngado që shkoni, kudo që jetoni e çkado që bëni”, u shpreh ai në fund të fjalës së tij.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Kosova News 03/08/2025 03/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?