KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Me Ligjin e Pagave, profesionistët shëndetësorë do ta kenë atë që e meritojnë
Politikë

Kurti: Me Ligjin e Pagave, profesionistët shëndetësorë do ta kenë atë që e meritojnë

Kosova News
Kosova News 12:42 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ka përfunduar kalendari për konsultime publike në lidhje me Ligjin për Paga dhe se profesionistët shëndetësorë e kanë atë që e meritojnë maksimalisht në rrethanat dhe mundësitë ekzistuese.

Ai tha se përveç pagës dhe shtesave të tjera, profesionistët shëndetësorë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do ta kenë edhe shtesën e veçantë.

“Ndërsa, sa i përket profesionistëve të huaj shëndetësorë, sidomos atyre që janë nga mërgata dhe trojet shqiptare, ne u bëjmë thirrje atyre që të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësor në mënyrë që ta rrisim edhe cilësinë edhe t’i plotësojmë zbrazëtitë që i kemi por edhe gjithashtu kontributin e tyre i cili është më shumë spontant ta bëjnë institucional”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se nuk merret me punësime e me emra të veçantë, por sipas tij, qeveria krijon mundësi e vendos parime, udhëheqet nga vlerat dhe siç tha ai “më pas të tjerët aplikojnë, kandidojnë, pranohen, punojnë, kontribuojnë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është zgjidhje për largimin e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, vetëm duke u munduar të ndalohet ikja e tyre.

Kurti ka thënë se zgjidhje është edhe kthimi i tyre, dhe beson se kjo është e mundur.

“Ne besojmë që zgjidhje nuk është vetëm duke provuar që ta ndalosh dikë që të shkojë por të përpiqesh që t’i kthesh ata që kanë shkuar sepse unë besojnë se është e mundshme një gjë e tillë. Nëse përjetojmë një gjendje të panikut ku e konsiderojmë fatale shkuarjen e dikujt, do ta kemi të vështirë ta kthejmë”, ka thënë Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të premten, i pyetur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, se çka do të bëjë Qeveria për ta ndalë ikjen e mjekëve.

Gjithashtu lexoni:

Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe DKA në Gjakovë mbajnë tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollave

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI

Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?