KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Masakra e prillit në Gjakovë mbetet një nga dëshmitë më të rënda të dhunës sistematike dhe gjenocidit të Serbisë ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë
Lajme

Kurti: Masakra e prillit në Gjakovë mbetet një nga dëshmitë më të rënda të dhunës sistematike dhe gjenocidit të Serbisë ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë

Kosova News
Kosova News 23:10 -02/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë – masakrën e natës mes 1 dhe 2 prillit 1999 në Gjakovë, ku u vranë dhe u dogjën dhjetëra civilë shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Përmes një postimi, Kurti rikujtoi fatin tragjik të shumë familjeve shqiptare, duke përmendur edhe fëmijët që nuk arritën t’i jetojnë as vitet e para të jetës së tyre.

Ai theksoi se atë natë u vranë mizorisht Diona Caka, e cila do t’i mbushte 2 vjet, dhe Rina Haxhiavdija, e cila do ta festonte ditëlindjen e katërt, bashkë me familjarët e tyre.

Kurti ka shkruar se në shtëpinë e familjes Vejsa, forcat serbe vranë 21 civilë shqiptarë që ishin strehuar aty.

- Reklamë -

“Pjesëtarët e forcave të armatosura të Serbisë hapën zjarr me armë automatike mbi 21 civilë shqiptarë, që ishin strehuar në atë shtëpi. Pas vrasjes, trupave të tyre iu vu zjarri, duke tentuar të fshiheshin gjurmët e krimit. I plagosur, Dren Caka, nëpër tym e flakë arriti të dalë nga dritarja dhe të shpëtojë. Në fotografinë nga Eddie Mulholland shihet Dreni, 9-vjeçar, i vetmi i mbijetuar i kësaj masakre. Ai ka dëshmuar në Tribunalin e Hagës, në gjykimin kundër Sllobodan Millosheviqit”, ka shkruar ai.

Kurti theksoi se atë natë, në Gjakovë, forcat serbe vranë edhe dhjetëra civilë të tjerë shqiptarë, përfshirë anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi, Nuçi, Cana, Gërqari, Guci, Demjaha, Deda, Lleshi, Dylatahu, Tetrica, Bardoniqi, Haxhija, Çarkaxhija, Pozhegu, Kavaja, Spahiu, Haraqija, Dinaj, Aliu, Gllogjani, Thaqi dhe Muhaxheri.

Ai nënvizoi se kjo masakër mbetet një nga dëshmitë më të rënda të dhunës sistematike dhe gjenocidit të Serbisë ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë, si dhe një thirrje e vazhdueshme për drejtësi dhe kujtesë.

Gjithashtu lexoni:

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova News 02/04/2026 02/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?