Është mbajtur Akademi Përkujtimore për Adriana Abdullahun në 25-vjetorin e vrasjes së saj.
Në fjalën e tij dedikuar humbjes së Adriana Abdullahut, e cila sot 25 vjet më parë, u vra nga të shtënat e forcave serbe në Prishtinë, kryeministri i Kurti, në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, kujtoi talentin e saj të rrallë, përkushtimin e palëkundur për edukimin dhe kapacitetin e saj të pashoq në aktrim, vlera të cilat asaj edhe ia dhanë nofkën “Engjëlli i Dodonës”.
“Pa provokim, pa asnjë arsye u sulmua arti i Kosovës, u sulmuan artistët tanë. Në këtë mes tragjikisht humbëm Adrianën tonë. Por jo edhe magjinë e saj. Magjia e Adrianës jeton mes nesh dhe vazhdon të na frymëzojë”, u shpreh kryeministri, duke theksuar se koha, shoqëria, veprat e saj, si dhe udhëheqja politike e Kosovës nuk do të lejojnë shuarjen e shpirtit të saj.
Tutje, Kurti e quajti jehonë të pazëvendësueshme, vrasjen e padrejtë të Adrianës nga lufta e agresorit, e cila u qëllua mbi rrethanën e saj shoqërore e festive, ndonëse ajo dhe jeta e saj do të jenë përjetshëm në vendin e rezistencës dhe flakës së ndezur për jetë dhe liri në vendin tonë.
“Gjeneratat e reja, duhet të kenë mundësinë e njohjes së shembujve të mirë, të dëshirës dhe të dashurisë së pareshtur për të krijuar edhe në kohërat më të vështira edhe në kushtet më të rrezikshme. Ky është mësimi më i madh që na jep Adriana, ende edhe pas 25 vitesh që nuk ndodhet fizikisht me ne”, shtoi tutje ai. “I përjetshëm e përherë i ri qoftë kujtimi për të!” tha kryeministri.