KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Lufta çlirimtare e Kosovës, rezultat i sakrificës së shumë brezave
Lajme

Kurti: Lufta çlirimtare e Kosovës, rezultat i sakrificës së shumë brezave

Kosova News
Kosova News 11:47 -12/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se dje, në përvjetorin e protestave studentore të vitit 1981, të cilat më pas u shndërruan në demonstrata gjithëpopullore, ka zhvilluar një vizitë te veprimtari i çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi.

Sipas Kurtit, Hajrizi nuk është vetëm një veprimtar i njohur politik, por edhe pjesë e një familjeje që ka qenë e përfshirë në aktivizëm politik dhe e përndjekur nga regjimi serb që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar.
Ai ka shkruar në Facebook se Hajrizi për 15 vjet punoi në arsim, duke edukuar breza të tërë nxënësish. Sipas tij një nga momentet më të rënda të jetës së tij ishte arrestimi në sallën e mësimit, para nxënësve të tij. Ky ishte arrestimi i tij i dytë, pasi për herë të parë ishte arrestuar në vitin 1979.

“Në fillim të viteve ’70 u formua organizata ilegale “Grupi Revolucionar i Kosovës”, një ndër organizatat më serioze dhe më jetëgjata të lëvizjes së asaj kohe. Fillimisht ajo u udhëhoq për një vit nga Kadri Osmani, ndërsa për tetë vjet të tjerë nga Mehmet Hajrizi. Më vonë, ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij mori pjesë në themelimin e shtypit të parë klandestin shqiptar. Ai shërbeu edhe si kryeredaktor në disa botime ilegale si “Zëri i Kosovës”, “Pararoja”, “Liria” dhe “Këngët e lirisë”, si dhe në shumë trakte politike që përhapën frymën e rezistencës dhe kërkesat për liri, drejtësi, Republikë dhe bashkim kombëtar”, ka shkruar Kurti.

Mehmet Hajrizi u arrestua më 18 dhjetor 1981 dhe më 10 korrik 1982, bashkë me një grup veprimtarësh, u dënua me 12 vjet burg të rëndë. Pas arrestimit të tij, udhëheqjen e organizatës e mori Kadri Zeka, i cili u vra një vit më vonë së bashku me Jusuf Gërvalla dhe Bardhosh Gërvalla.

Kurti theksoi se lufta çlirimtare e fundit në Kosovë ishte rezultat i përpjekjeve të shumë brezave që ndër vite u angazhuan për liri dhe avancimin e çështjes kombëtare. Sipas tij, ngjarjet e mëdha historike janë rezultat i një pune të përditshme dhe të vazhdueshme që organizimet politike dhe populli i Kosovës kanë bërë ndër vite

Në fund, ai shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për liri dhe bashkim kombëtar.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Kosova News 12/03/2026 12/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?