KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kushtetuta e 7 shtatorit 1990 me vlera historike, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë
Politikë

Kurti: Kushtetuta e 7 shtatorit 1990 me vlera historike, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë

Kosova News
Kosova News 13:30 -07/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës që u miratua në Kaçanik 32 vjet më parë, pos që është një dokument me vlera historike, mund të shërbejë edhe për përmbajtjen e saj profesionale, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë.

Duke miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës që ishte propozuar në atë mbledhje, Kurti tha se delegatët legjitimë të Kuvendit të Kosovës, shpallën Republikën e Kosovës.

“Megjithëse kjo republikë u njoh vetëm nga Republika e Shqipërisë, ajo do të bëhej një themel i fortë i një tradite demokratike dhe shtetërore përmes së cilës, gjatë viteve ’90-të, shqiptarët e Kosovës manifestuan vullnetin e tyre politik në kuadër të Jugosllavisë që i shtypi dhe i diskriminoi, deri te lufta çlirimtare e vitit 1999.  Republika e parë e Kosovës, qe një republikë për mbijetesë të subjektivitetit politik të Kosovës, deri në shpalljen e të dytës Republikë të Kosovës më 17 shkurt 2008, që sot e gëzojmë dhe për forcimin e përparimin e së cilës punojmë vazhdimisht”, ka thënë Kurti. 

 Kreu i Qeverisë përveç që i dha vlerësime të larta Kushtetutës së Kaçanikut, ka përshkruar edhe rrethanat në të cilat është miratuar ajo.

- Reklamë -

Ai tregon se si në ditën e zakonshme 7 shtator 1990, organet e sigurimit të Serbisë që zbatonin politikat shtypëse të Beogradit mbi Kosovë, ishin të përqendruara në Prishtinë, ndërsa nuk e dinin që pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, një grup juristësh ekspertë të së drejtës kushtetuese, ishin mbledhur për të hartuar një kushtetutë për Kosovën, raporton KosovaNews.

Deklarata e plotë e kryeministrit Albin Kurti:

 Në dukje të përgjithshme ajo ditë ishte e zakonshme: e premte, 7 shtator 1990. Organet e sigurimit të Serbisë që zbatonin politikat shtypëse të Beogradit mbi Kosovë, ishin të përqendruara në Prishtinë, aty ku ishte suprimuar autonomia e Kosovës më 23 mars 1989, ku brenda dy muajsh ishin mbyllur Radio Televizioni i Prishtinës më 5 korrik dhe gazeta “Rilindja” më 5 shtator 1990. Ata nuk e dinin që pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, një grup juristësh ekspertë të së drejtës kushtetuese, ishin mbledhur për të hartuar një kushtetutë për Kosovën. Mes tyre, ishin Gazmend Zajmi, Ejup Statovci, Kurtesh Saliu, Ismet Salihu, Fatmir Fehmiu, Riza Smaka dhe Halit Muharremi. Deri në fillim të gushtit, në një afat rekord, aq më tepër kur kihet parasysh niveli i tekstit që prodhuan, ata shkruan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të parës republikë të Kosovës. Gjithçka u bë në fshehtësi dhe konspiracion të plotë, deri më 7 shtator 1990, kur në shtëpinë e kulturës në qytetin e Kaçanikut, duke ndjekur shenja e kode sipas një plani të fshehtë, u mblodhën delegatët e Kuvendit të Kosovës për ta përplotësuar aktin e tyre të para dy muajve, Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut. 

Në rend të ditës, ata kishin 10 pika: 

1. Shqyrtimi i Propozimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për miratim;

2. Shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

3. Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për miratim;

4. Shpallja e Ligjit Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

5. Marrja e Vendimit mbi vazhdimin e punës së Kuvendit të Kosovës, Këshillit Ekzekutiv dhe organeve të tanishme të administratës, deri në zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës;

6. Shqyrtimi i propozimit të Ligjit mbi bashkimin e qytetarëve në parti politike, shoqata dhe forma të tjera të bashkimit, për ta miratuar;

7. Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit mbi zgjedhjet, për miratim;

8. Dhënia e pëlqimit për amendamentet kushtetuese për Kushtetutën e RSFJ-së, në bazë të propozimit të KEF-it;

9. Shpallja e zgjedhjeve, dhe

10. Aprovimi i Rezolutës për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Duke miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës që ishte propozuar në atë mbledhje, delegatët legjitimë të Kuvendit të Kosovës, shpallën Republikën e Kosovës. Megjithëse kjo republikë u njoh vetëm nga Republika e Shqipërisë, ajo do të bëhej një themel i fortë i një tradite demokratike dhe shtetërore përmes së cilës, gjatë viteve ’90-të, shqiptarët e Kosovës manifestuan vullnetin e tyre politik në kuadër të Jugosllavisë që i shtypi dhe i diskriminoi, deri te lufta çlirimtare e vitit 1999.

Republika e parë e Kosovës, qe një republikë për mbijetesë të subjektivitetit politik të Kosovës, deri në shpalljen e të dytës Republikë të Kosovës më 17 shkurt 2008, që sot e gëzojmë dhe për forcimin e përparimin e së cilës punojmë vazhdimisht. 

Sot bëhen 32 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, e cila sa herë që i rikthehemi si tekst, shohim që përveçse si një dokument me vlera historike, mund të na shërbejë edhe për përmbajtjen e saj aq profesionale, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë.

Atë kohë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës që u shpall në Kaçanik u shtyp në rreth 500 kopje, disa prej të cilave, sikur kjo kopje këtu, fatmirësisht kanë mbijetuar deri sot, për t’u arkivuar dhe dëshmuar nga historia. Mbase është koha që të nisim e të mendojmë për ribotimin e saj si dokument historik, në edicione shkencore të shoqëruara me studime përkatëse.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 07/09/2022 07/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?