KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kujton sakrificën e ushtarakëve amerikanë për Kosovën
Politikë

Kurti kujton sakrificën e ushtarakëve amerikanë për Kosovën

Kosova News
Kosova News 19:30 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti kujtoi sakrificën e ushtarakëve amerikanë dhe familjeve të tyre, në takimin me shqiptaro-amerikanen Besa Tafilaj Pinchotti, drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake.

Në veçanti u përmendën dy pilotët e helikopterit Apache, oficerët David A. Gibbs dhe Kevin L. Reichert që humbën jetën në Shqipëri më 1999, gjatë operacioneve mbështetëse për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Në takim u fol për përkushtimin e Qeverisë për sigurinë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me SHBA.

Po ashtu u theksua rritja e buxhetit të sektorit të mbrojtjes, më i larti që ka pasur ndonjëherë Kosova, si dhe angazhimi për të zhvilluar një forcë ushtarake profesionale dhe të shkathët në përputhje me doktrinën dhe standardet e NATO-s.

Tafilaj Pinchotti, foli për misionin dhe aktivitetet e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake, e themeluar më 1969, që përfaqëson miliona pjesëtarë të familjeve ushtarake në SHBA përmes avokimit dhe programeve mbështetëse.

Tafilaj Pinchotti, babai i së cilës vjen nga Deçani, rikujtoi kohën kur ajo ka raportuar për luftën dhe periudhën e pasluftës së Kosovës si gazetare në rrjetet televizive ABC dhe NBC, thuhet në një komunikatë për media./kp/

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Vetëvendosje dëshiron t’i shmangë zgjedhjet

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

TAGGED: sakrifica, takimi, Ushtaret
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?