KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kujton masakrën e Abrisë, publikon edhe pamje: Ne nuk harrojmë…, do të punojmë për adresimin e krimeve të kryera nga Serbia
Politikë

Kurti kujton masakrën e Abrisë, publikon edhe pamje: Ne nuk harrojmë…, do të punojmë për adresimin e krimeve të kryera nga Serbia

Kosova News
Kosova News 08:21 -26/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në fshatin Abri e Epërme të Drenasit, raporton KosovaNews.

E me rastin e kujtimit për gjithë martirët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm.

“Çdo vit më 26 shtator, në përvjetorët e masakrës së Abrisë, kujtohem që 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre që jeton mes nesh. Është ai që na ka rrëfyer me shumë dinjitet atë çfarë ndodhi më 26 shtator 1998, ashtu siç ai i pa kur i gjeti kufomat e familjarëve dhe të afërmëve të tij të masakruar nga trupat serbe. Që nga atëherë, dëshmia e Imer Deliut ka mbetur pa u marrë në shqyrtim nga drejtësia ndërkombëtare dhe ende askush nuk është akuzuar për masakrën e Abrisë”, ka thënë Kurti.

E dëshmuar edhe nga media ndërkombëtare, masakra e Abrisë sipas Kurtit është një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës.

- Reklamë -

“Fotografia e Valmir Deliut djaloshit 2 vjeçar të masakruar, që atë kohë qe botuar nga disa media botërore, sot mund të censurohet nga mediat sociale, aq pamje të rëndë që përmban. Edhe e vetmja e mbijetuar e asaj dite, foshnja 6-javëshe Diturije Deliu që për orë të tëra kishte mbetur e mbytur në gjakun e nënës së saj, do të vdiste dy muaj më pas, më 19 nëntor 1998”, ka kujtuar Kurti. 

Kryeministri Albin Kurti tha se trashëgimia e luftës së Kosovës është përgjegjësi edhe e institucioneve të Republikës së Kosovës, andaj shtoi ai “ne nuk harrojmë dhe do të punojmë për njohjen e gjithë historisë së luftës së Kosovës dhe adresimit të krimeve të kryera gjatë luftës nga Serbia në Kosovë. Lavdi martirëve të masakrës së Abrisë dhe i përmotshëm qoftë përkujtimi i të gjallëve për ta!”.

Për t’i evidentuar dhe kujtuar, Kurti ka publikuar edhe fotografi nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe emrat e gjithë atyre që u vranë në masakrën e Abrisë nga forcat serbe:   

Fazli Deliu (1904)

Pajazit Deliu (1929) 

Ali Deliu (1930) 

Sherif Deliu (1931)

Hava Deliu-Elshani (1936) 

Hamide Deliu (1938) 

Mihane Deliu (1943) 

Habib Deliu (1944) 

Hysen Deliu (1946) 

Zeçir Deliu (1954) 

Hajriz Deliu (1964) 

Adem Deliu (1965)  

Lumnije Deliu (1969) 

Zahide Deliu (1971) 

Luljeta Deliu (1971) 

Mihane Deliu (1982) 

Antigona Deliu (1984) 

Jeton Deliu (1988) 

Gentiana Deliu (1990) 

Donjeta Deliu (1991) 

Mendohije Deliu (1993) 

Valmir Deliu (1996) 

Diturije Deliu (1998) 

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Kosova News 26/09/2022 26/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?