KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti kritikon ndërkombëtarët për heshtje ndaj djegies së dyqanit të nënkryetares serbe
Politikë

Kryeministri Kurti kritikon ndërkombëtarët për heshtje ndaj djegies së dyqanit të nënkryetares serbe

Kosova News
Kosova News 13:52 -13/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare të mërkurën për mungesë reagimi ndaj djegies së një dyqani të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, më 8 mars.

“Heshtja e komunitetit ndërkombëtar edhe pesë ditë pas sulmit sa vjen e bëhet edhe më shurdhuese; një heshtje e tillë është sa dekurajuese aq edhe inkurajuese”, tha Kurti.

Më 8 mars, Tomaniq tha se dyqani i saj u dogj në orët e hershme të asaj dite. Dyshimet e para të Policisë janë se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Duke folur në një mbledhje të Qeverisë së tij, Kurti tha se rasti i djegies së dyqanit së Tomaniqit dhe takimi i ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq,me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, “nuk kanë ndodhur në vakum”.

“Dekurajuese për njërën palë, viktimën, inkurajuese për palën tjetër agresore, sepse sulmi ndaj nënkryetares Tomaniq nuk ndodhi në vakum, njëjtë si pamjet e kriminelit, terroristit Millan Radoiçiq duke terrorizuar komunitetin serb dhe pastaj takim me ambasadorin serb në SHBA që nuk ndodhën në vakum”, shtoi ai.

Kurti beson se këto raste paraqesin “përpjekjen e vazhdueshme” të Serbisë në bashkëpunim aleaten e vet, Rusinë, për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit dhe se ato “janë edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë”.

Vetë Tomaniq, që është nënkryetare e komunës së Zveçanit që funksionon sipas sistemit të Kosovës, e ka akuzuar Listën Serbe për djegien e pronës së saj, por partia më e madhe e serbëve të Kosovës i ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si “insinuata dhe të rreme”.

Dy ditë pas incidentit, më 10 mars, u publikua në rrjetin social X një fotografi në të cilën shihet ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, shkruan REL.

Nuk dihet kur dhe ku janë takuar Gjuriq dhe Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Duke e komentuar rastin e fotografisë mes Gjuriqit dhe Radoiçiqit, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se ky i fundit “e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë përmes avokatëve të tij” dhe se ai “është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës”.

Pak ditë pas sulmit të 24 shtatorit nga një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra një polic dhe tre sulmues – Radoiçiq e mori përgjegjësinë për të.

Qeveria urdhëron që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses

Gjithashtu lexoni:

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Kosova News 13/03/2024 13/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve
09:03 -10/08/2026
Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë
08:59 -10/08/2026
Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?