KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Krimet e dhunës seksuale janë krimet më të tmerrshme, drejtësinë tranzicionale e kemi prioritet
Politikë

Kurti: Krimet e dhunës seksuale janë krimet më të tmerrshme, drejtësinë tranzicionale e kemi prioritet

Kosova News
Kosova News 16:39 -21/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se krimet e dhunës seksuale janë arma më e tmerrshme që është përdorur nga okupatori serb. Këto krime, siç tha ai, kanë shkatërruar shumë jetë dhe kanë hapur shumë plagë.

Shefi i ekzekutivit në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt u ka bërë thirrje burrave e djemve që të mbështesin gratë e vajzat në familjet e tyre. Ndërkaq, u zotua që për qeverinë që i drejton është prioritet drejtësia tranzicionale.

Në tryezën ku morën pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, prokurorja Drita Hajdari e organizata joqeveritare, Kurti ka theksuar se heshtja vazhdon të mbështjellë krimin ndaj grave dhe burrave në luftën e fundit në Kosovë.

Kurti: Me guxim e forcë kemi gra që treguan të vërtetën për krimet e gjenocidin

“Në dekadën e fundit me guxim e forcë të pashembullt kemi gra të zonja, që treguan të vërtetën për krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ato kanë folur me zë të lartë për këtë krim, për këtë armë lufte. Duke u bërë edhe zëri i mijëra grave dhe burrave tjerë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kujtojmë zonjën Marte Tunaj e cila vdiq në maj 2016, e nderojmë zonjën Vasfije Krasniqi-Goodman, Shyrete Tahiri Sulimani, dhe të gjitha të mbijetuarat të cilat me forcën e tyre frymëzojnë dhe inkurajojnë edhe gratë dhe burrat tjerë që thyen heshtjen që e m’vesh këtë krim”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, dhuna seksuale në luftën e viteve ’98-’99 është përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë. Për çka shtoi se kjo është prej krimeve më të tmerrshme që përjetuan mijë gra e burra.

Kurti: Krimet e dhunës seksuale janë krimet më të tmerrshme

“Krimet e dhunës seksuale gjatë luftës, janë krimet më të tmerrshme që kanë ndodhur ndaj mijëra grave, burrave, e vajzave e djemve. Ato kanë shkatërruar shumë jetë, kanë hapur shumë plagë e kanë shuar shumë histori. Në vitin e kaluar, pas 23 vjetësh mos ndëshkimesh për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë është dënuar dikush. Zoran Vukotiq është dënuar me burgim, për rastin e ushtrimit të dhunë seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri”, ka shtuar Kurti.

Për këtë armë lufte, shefi i ekzekutivit theksoi se nuk duhet të ketë amnisti.

Kurti u ka bërë thirrje të gjithë të mbijetuarave dhe mbijetuarve që të aplikojnë për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale.

Kurti: Drejtësinë tranzicionale e kemi prioritet

“Drejtësinë tranzicionale e kemi prioritet. Qeveria po e harton strategjinë kombëtare për drejtësi tranzicionale dhe ka iniciuar themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës. Nga këtu, veçanërisht u bëj thirrje të gjithë burrave e djemve që të mbështesin gratë dhe vajzat në familjet e tyre, pasi largimi i familjes e ndarja e shoqërisë është një prej efekteve shkatërruese, për të cilat dhuna seksuale përdoret si armë lufte”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se këto krime nuk kanë ndodhur pse të dhunuarit kishin emra të përveçëm, por që ishte taktikë e armë lufte. Sipas tij, efektet shkatërruese vazhdojnë të ndjehen edhe sot.

Gjatë periudhës ’98-’99, rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht nga okupatori serb. Gjatë vitit të kaluar, institucionet vendore kanë dënuar Zoran Vukotiq me 10 vjet burg për dhunimin e një gruaje shqiptare nga Vushtrria.

Gjithashtu lexoni:

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?

Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania

Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n

TAGGED: Albin Kurti, drejtësia tranzicionale, Krimet e dhunës seksuale
Kosova News 21/06/2022 21/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
10:53 -01/06/2025
​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?
10:45 -01/06/2025
Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën
09:46 -01/06/2025
Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania
09:43 -01/06/2025
Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues
23:57 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?