Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë dëgjimit publik të projektligjit për Liritë Fetare tha se në Kosovë respektohen liritë fetare.
Sipas tij qëllimi i këtyre ndryshimeve të ligjit për Liritë Fetare ka për qëllim të ruaj dhe promovojë pluralizimin fetar dhe t’u ofroj bashkësive fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht edhe nëse ato bashkësi janë të vogla të gëzojnë të drejta të plota.
Kurti shtoi se këto ndryshime dëshmojnë seriozitetin e qeverisë për aspektin e respektimit të bashkësive fetare.
Madje ai tha se Kosova qëndron e para në rajon sa i përket sundimit të ligjit dhe qëllim ka që të arrijë standardet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Ndër qëllimet e projektligjit është përditësimi i kornizës ligjorë për liritë fetare. Liria e besimit dhe fesë është e garantuar. Liria e besimit dhe fesë ngërthen të drejtën për të pranuar fenë. Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se çdokush ta të drejtën e lirisë së mendimit dhe fesë. Edhe para se te miratohej projektligji, Kosova qëndron mirë për respektimin fetar. Kosova qëndron e para në rajon në sundimin e ligjit. Edhe në këtë fushë Qeveria synon të arrij standarde në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një shoqëri e hapur si Kosova mirëpret qytetar nga çdo kënd i botës. Ndër qëllimet e projektligjit është për të promovuar këtë pluralizëm fetar”, ka thënë ai.
Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se Kosova respekton liritë fetare dhe kjo është e koduar përmes kushtetutës sonë dhe ligjit që ka qenë tash për lirit fetare qe po ndryshohet.
Konjufca tha po ashtu se ndryshimet e propozuara nga Qeveria e Kosovës në këtë projektligj parashohin përmbushen e asaj qe ka munguar gjithmonë qe ka të bëjë me statusin juridik të bashkësive fetare, si dhe përcakton kriteret për regjistrim të bashkësive.
E ambasadori i ShBA-së, Jefferie Hovernier kërkoi që përfaqësuesit e bashkësive fetare qe po marrin pjesë në këtë takim të kërkojnë të drejtat e tyre.
Ai nuk u pajtua me vendosjen e kriterit për tu regjistruar si bashkësi për çka tha se duhet të hiqet numri i madhësisë.
Ndërsa, theksoi se në Kosovë ka munguar edhe aspekti i statusit juridik të bashkësive fetare.
Në këtë takim ishte paraparë të merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani por që nuk ishte e pranishme.