Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e komisionit për nisjen e procedurave të hapjes së fabrikës për prodhimin e municionit.
“Qeveria jonë ka treguar që mbrojtja ka qenë ndër prioritetet tona kryesore, kjo është dëshmuar si me numrin e dyfishuar të ushtarëve, si me buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes që është trefishuar , si me trajnime jashtë vendit që janë katërfishuar, si me investime në armatim që janë shumëfishuar”.
Kryeministri Kurti gjithashtu njoftoi se do të hapen edhe laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë apo siç njihen ndryshe si dronë.
“Këtë ditë të rëndësishme po e shënojmë me vendim të rëndësishëm, që posa e nënshkrova para mbledhjes, dhe me një hap të domosdoshëm besojmë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj.
Do të themelojmë komisionin ndërministror për nisjen e procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorë për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë në Republikën e Kosovës.” – u shpreh Kurti në mbledhjen e qeverisë


