Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Kroacisë.
Kurti theksoi në fjalën e tij se shtetet tona janë aleatë në paqe, demokraci, në rrugën dhe fatin e përbashkët evropian. Gjithashtu, ai përmendi edhe komunitetin kroat në Kosovë dhe diasporën shqiptare në Kroaci për të cilat tha se të dyja shërbejnë si ura të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
“Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta. Kroacia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Mbështetja juaj – politike, morale dhe praktike – ka qenë e palëkundur që atëherë. Për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, tha Kurti.