KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Konferenca e Bujanit është mbështetur në të drejtën e popujve për vetëvendosje
Politikë

Kurti: Konferenca e Bujanit është mbështetur në të drejtën e popujve për vetëvendosje

Kosova News
Kosova News 19:56 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti, mes historianësh dhe studiuesish brezash të ndryshëm ka diskutuar sot për Konferencën e Bujanit, në 80-vjetorin e kësaj ngjarje aq të rëndësishme për historinë moderne të Kosovës. Kurti ka thënë se Konferenca e Bujanit u mbështet në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe e artikuloi vullnetin politik të shqiptarëve në një kohë vendimtare.

Sipas tij, kjo mbledhje historike pati rol determinues në statusin politik të Kosovës dhe u bë një ngjarje referenciale edhe në periudhat e mëpastajme e deri më sot.

“Mes historianësh dhe studiuesish brezash të ndryshëm, diskutuam sot për Konferencën e Bujanit, në 80-vjetorin e kësaj ngjarje aq të rëndësishme për historinë moderne të Kosovës. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën e kaluam drekën në Prishtinë me historianët dhe studiuesit: Liman Rushiti, Gazmend Rizaj, Bejtullah Destani, Durim Abdullahu, Mrika Limani – Myrtaj dhe Alban Dobruna. Duke e përplotësuar njëri tjetrin, folëm për fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, për rrymat e ndryshme politike dhe për figurat politike të asaj kohe. Gjithashtu biseduam për gjendjen, trendet dhe perspektivat e studimeve historike të historiografisë shqiptare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në këso kohe, plot 80 vite më parë, më 31 dhjetor të vitit 1943 dhe gjatë dy ditëve pasuese më 1 dhe 2 janar 1944, i zhvilloi punimet Konferenca e Bujanit.

Kurti ka kujtuar se nga kjo konferencë doli një rezolutë e nënshkruar nga 49 delegatët pjesëmarrës, e në të cilën shkruhej që: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë.”

“Konferenca e Bujanit u mbështet në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe e artikuloi vullnetin politik të shqiptarëve në një kohë vendimtare. Si e tillë kjo mbledhje historike pati rol determinues në statusin politik të Kosovës dhe u bë një ngjarje referenciale edhe në periudhat e mëpastajme e deri më sot. Për studimin e historisë politike të Kosovës dhe për kultivimin e dimensionit historik të politikës!”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kallas përsërit mesazhin: Qeveria të formohet sa më shpejt

Kurti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të institucionit shkollor Kosovo Leadership Academy dhe ceremoninë e diplomimit të nxënësve

Besimi në hijet e dyshimit – mesxhidet jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame

Osmani takon delegacionin e Kongresit Amerikan në Dayton, theksohet thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në

Libri “Nën një qiell me pupla” tani shqip edhe në Londër

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Bizneset pa marrëveshje me operatorë energjetikë
23:12 -24/05/2025
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi foli për krimet në Gaza
23:09 -24/05/2025
PSG fiton Kupën e Francës në triumfin bindës përballë Reims
23:06 -24/05/2025
Kallas përsërit mesazhin: Qeveria të formohet sa më shpejt
22:59 -24/05/2025
Unifikimi i çmimeve të barnave do të sillte ulje për mbi 2900 produkte
22:46 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?