KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kërkon që Serbia të sanksionohet nga komuniteti ndërkombëtar, përveçse dënohet publikisht
Politikë

Kurti kërkon që Serbia të sanksionohet nga komuniteti ndërkombëtar, përveçse dënohet publikisht

Kosova News
Kosova News 20:53 -02/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin krahas zhvillimeve të fundit në vend, sulmit terrorist ndaj Kosovës të dielën e 24 shtatorit, dhe situatës së sigurisë, folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për thellimin e tyre. 

Kryeministri Kurti, që në takim shoqërohej nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, numëroi dëshmitë e mbledhura nga hetimet e realizuara deri më tani nga Policia e Kosovës e të cilat faktojnë lidhjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ra, rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku. Gjithashtu e njoftoi edhe për lëvizjet ushtarake të Serbisë tash së fundmi në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës dhe kërcënimin që paraqesin gjithsej 48 baza ushtarake të përparme të Serbisë përreth kufirit me Kosovën. Ai theksoi për këtë sjellje dhe këto veprime, që synim kanë destabilizimin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonin, Serbia duhet të sanksionohet nga komuniteti ndërkombëtar, përveçse dënohet publikisht. 

Në kuadër të bisedës për raportet bilaterale, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe bashkëpunimit në një numër fushash, përfshirë atë të ambientit, arsimit, shëndetësisë, pylltarisë, menaxhimit të fatkeqësive natyrore, e deri te fusha e mbrojtjes e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Duke folur për raportet ekonomike dhe shkëmbimet tregtare, kryeministri tha se Kosova mirëpret investimet e huaja dhe ftoi investitorët japonezë që të eksplorojnë mundësitë që ofron Kosova, përfshirë projektet infrastrukturore. 

Gjithashtu lexoni:

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Kosova News 02/10/2023 02/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?