Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ai ishte brengosur shumë për gjendjen e të dyshuarit për terrorizëm, Dejan Pantiq.
Në një inervistë për Kosovapress, ai ka thënë se me këtë çështje është marrë edhe personalisht.
Kurti e ka ndryshuar tanimë qasjen ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke thënë se drejtësia është sektor i veçantë prej Qeverisë.
“Unë jam brengosur shumë për gjendjen shëndetësore të të paraburgosurit Pantiq, një gjë që jam marrë edhe personalisht, sidomos kur morra vesh që ndodhet në grevë urie dhe është në moshën 56 vjeçare dhe ka probleme me zemër, meqenëse kishte edhe stenda. Unë e kam menduar që prokurori dhe gjykatësi i procedurës paraprake do të dërgojnë në spital diku. Por meqenëse ishte i akuzuar për terrorizëm nuk e kam menduar që do të dërgohet në arrest shtëpiak. Por ai është një dimension i veçantë dhe i pavarur prej qeverisë në shtetin tonë”, thotë Kurti.