KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti i përgjigjet Borrellit: Operacionet policore s’janë punë e asnjë zyrtari evropian – As unë nuk e di kur arrestohet një kriminel
Politikë

Kurti i përgjigjet Borrellit: Operacionet policore s’janë punë e asnjë zyrtari evropian – As unë nuk e di kur arrestohet një kriminel

Kosova News
Kosova News 10:03 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur letrës së përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili i kërkoi që për veprimet tash e tutje në veri të koordinohet me KFOR-in e EULEX-in.

Kurti ka thënë se operacionet policore nuk janë punë as e tij e as e zyrtarëve evropianë.

Ai ka arsyetuar se ka operacione kur nuk është i informuar as ai.

“Jemi republikë demokratike. As unë nuk e di kur arrestohet një kriminel, sepse kjo është çështje e policisë hetuese, njësisë që bën arrestimet, prokurorisë. Ka arrestime që unë i shoh saktësisht në të njëjtën kohë si ju, sepse jemi republikë demokratike. I tillë ka qenë arrestimi i Llunës. Mirëpo, veprimet operacionale, kur duhet të arrestohet dikush nuk janë punë e imja, besoj e asnjë zyrtari evropian. Sundimi ligjit në Kosovë është çështje e PK-së. PK-ja ka kryer panumër trajnime në vendet perëndimore, dhe atje kanë mësuar si nuk duhet lejuar të politizohen operacionet policore. Prandaj, nuk mund të bëj çfarëdo pazaresh në kurriz të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, ka thënë Kurti.

Kurti e ka quajtur të pakuptueshme që të paralajmërohen mekanizmat ndërkombëtarë para vendosjes së rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Nuk ka kuptim që për zbatim të sundimit të ligjit të ketë koordinim, paralajmërim, para se të ndodhë ligji. Sepse kjo i bie sundim me ligjin, ne jemi për sundim të ligjit”.

Ai u shpreh i gatshëm për takim me palën serbe dhe ndërmjetësit evropianë, por deklaroi se nuk lëshon pe kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit brenda Kosovës.

“Kam shprehur gatishmërinë për dialog. Kur ta caktojnë takimin, jam i gatshëm. Nuk mund të shndërrohem në shkelës i ligjit në Kosovë. Në dialog i gatshëm, i përkushtuar, por në Kosovë ligj dhe Kushtetutë”.

Kurti: Ndërkombëtarët premtuan – nëse bëhet aneksi i zbatimit në Ohër, LS-ja merr pjesë në zgjedhje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse faktori ndërkombëtar u kishte premtuar se nëse bëhet aneksi i zbatimit në Ohër, Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhje.

Për këtë ka thënë se edhe e patën zgjatur afatin e regjistrimit të partive politike.

“Neve faktori ndërkombëtar na ka premtuar, nëse bëhet aneksi i zbatimit në Ohër, ne ju garantojmë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje. Unë kam qenë i gatshëm që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje përkundër çfarë kanë thënë për mua dhe çfarë i kanë bërë Republikës tonë. A e dini çfarë ndodhë, zgjatet për pesë ditë afati i regjistrimit. Ne e bëmë aneksin e zbatimit në Ohër, dhe Lista Serbe nuk mori pjesë në zgjedhje. Çfarë të bëjmë ne, nuk mund ta marrim Listën Serbe me dhunë të garojë në zgjedhje. Faktori ndërkombëtar premtoi që ata e sigurojnë pjesëmarrjen, për atë e kemi zgjatur afatin”, ka thënë ai.

Ka thënë se është e padrejtë që i gjithë arsenali të zbrazet kundrejt kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetimi.

LEXO edhe – të gjitha DETAJET në linkun më poshtë:

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë vendoset që të shtrëngohen kontrollet dhe të forcohen pikat kufitare me Serbinë

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Kosova News 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?