KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti i bën thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i bëj trysni Beogradit për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Politikë

Kurti i bën thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i bëj trysni Beogradit për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kosova News
Kosova News 12:46 -27/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorët e akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, duke kërkuar angazhim më të madh ndërkombëtar për zbardhjen e fatit të tyre, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se edhe pas më shumë se dy dekadash, mbi një mijë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa institucionet e vendit janë të angazhuara maksimalisht për zbardhjen e fatit të tyre.

“Bëjmë nderime për gjithë të zhdukurit edhe 1565 i kemi ende të pagjetur, komisioni qeveritar për Personat e Zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore,  Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit tonë bëjnë përpjekje maksimale për të zbardhur fatin e më të dashurve tanë, të cilët u rrëmbyen të gjallë e të vdekur nga forcat armike të Serbisë së Millosheviqit. Duhet të kujtojmë që i fundit që u varros djali i  vogël  9 vjeçar. Sinan Dauti nga Prekazi…Ne i bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar dhe të zbardhë të vërtetën për të zhdukurit tanë meqenëse ata e mbajnë përgjegjësinë dhe ata e dinë të vërtetën. Janë edhe 11 varreza masive përveç atyre 5 që tashmë janë zbuluar e për të cilët Serbia nuk jep informacion, sepse është komunikuar nga vetë ata publikisht se janë 16 masive gjithsej  e vetëm në njërën prej tyre që është zbuluar në Batajnicë i kemi 744 të pagjetur të zhvarrosur atje, ndërkaq gjithsej deri më tani janë rreh 1 mijë shqiptarë që janë zbuluar në varrezat masive në Serbi”, deklaroi ai.

Ai theksoi se përgjegjësia për zbardhjen e së vërtetës qëndron te Serbia, ndërsa kërkoi presion më të madh nga faktori ndërkombëtar.

“Atje ku është përgjegjësia atje është edhe e vërteta  mirëpo ne nuk kemi juridiksion mbi Serbinë, faktori ndërkombëtarë evropian dhe amerikan duhet t’i bëjnë më shumë trysni Serbisë ashtu që të zbardhet e vërteta dhe përgjegjësit të dalin para gjyqit. Edhe në Kosovë tash e kemi mundësinë për vite me radhë që të dënohen pasi të gjykohen në mungesë kriminelët e shumtë të luftës qofshin urdhër -dhënës apo ekzekutor dhe për këtë prokuroria speciale e ka përkrahjen e plotë të qeverisë së Republikës gjithashtu edhe sistemi në përgjithësi. Janë duke punuar më shumë e më shpejt se përpara por unë besoj që duhet të punojnë edhe më shumë edhe më shpejt seç po bëhet  meqenëse dëshmitarët po plaken shumë prej tyre edhe po ndërrojnë jetë dhe në këtë mënyrë vështirësohet përndjekja dhe sjellja përpara drejtësisë e kriminelëve serb të luftës”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Kosova News 27/04/2026 27/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?