KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha
Politikë

Kurti: Historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha

Kosova News
Kosova News 14:11 -19/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha.

Kurti këto komente i bëri në konferencën e Fondacionit “Friedrich Ebert” (FES), në të cilën u bë publikimi dhe prezantimi i Studimit për Rininë 2024.

“…Kjo qasje e politikbërjes së mbështetur në të dhëna na ka përcjellë që atëherë, dhe ka mundësuar që Kosova të ketë demokratizim dhe rritje ekonomike të jashtëzakonshme brenda fare pak viteve”, tha ai.

Kryeministri tutje shtoi se historikisht rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha.

“Si një vend që po rritet ekonomikisht shpejt, e majta apo ideali socialdemokrat në praktikë siguron që përfitimet të shpërndahen gjerësisht—posaçërisht te ata që kanë më së shumti nevojë.”, tha kryeministri.

E në sajë të politikave socialdemokrate dhe nismave qeveritare përgjatë këtij mandati, kryeministri theksoi të arriturat si rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto me mesatarisht 6.2%, dyfishimi i eksporteve, rritja me 2/3-tat të të hyrave tatimore, rritja e buxhetit të shtetit nga 2.4 miliardë euro në vitin 2021 në tash 3.6 miliardë euro në buxhetin e vitit të ardhshëm pra rritje prej 50 për qind brenda vetëm 4 viteve, dyfishim i të rinjve të punësuar, arsim i lartë pa pagesë dhe mbi 10 milionë euro bursa për studentët, shtesat për fëmijët dhe nënat lehona të cilat i dyfishuam e i trefishuam sivjet, më shumë se dyfishim i buxhetit të shtetit të dedikuar për blerjen e barnave esenciale, subvencionim i mbi 31 mijë familjeve që investojnë në efiçencën e energjisë apo rritje të pagës minimale dy herë brenda mandatit qeverisës, mes shumë tjerash”, tha ai.

“Ne e kuptojmë nevojën për të përmbushur hendekun midis aftësive dhe nevojave të tregut të punës, andaj edhe përmes reformave në sistemin arsimor, rritjes së buxhetit për arsimin, investimin në infrastrukturën arsimore, dhe programi i themelimit të 12 profileve të arsimit dual, sfidat në arsim edhe po adresohen edhe po zbuten. Synimi ynë është që për një diplomë shkolle a fakulteti patjetër të ketë një vend pune në ekonominë e shtetit tonë. E kjo po reflektohet në ngritje të nivelit të kënaqshmërisë te nxënësit dhe studentët, ndonëse ka ende shumë punë për t’u bërë”, tha tutje kryeministri.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 19/11/2024 19/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?