KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”
Politikë

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

Kosova News
Kosova News 15:38 -10/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot fillimisht në zyrën e tij e pastaj edhe për drekë pune, Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack.

Gjatë takimit dhe drekës, kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe vizitë të suksesshme, z. Haack, teksa e njoftoi me performancën ekonomike të vendit në katër vitet e fundit, politikat qeveritare në mbështetje të bizneseve e veçanërisht në prodhim, investimet në arsimin e lartë, sidomos në fushat STEM, dhe ofertën e përparësitë e Kosovës për të tërhequr investitorë të huaj.

Duke i dhënë theks të veçantë sektorit të Teknologjisë në vend, që ka mbi 2,000 kompani të teknologjisë dhe informacionit, ai tha se Kosova po bëhet qendra digjitale e rajonit. Sikurse kompani tjera gjermane që tashmë po zhvillojnë softuerët e tyre në Kosovë, kryeministri u shpreh i bindur që edhe Bosch Rexroth mund të përfitojë nga oferta e vendit tonë: forcë punëtore të re dhe profesionale, kosto të ulët operacionale, grante për investime në makineri, importe pa taksa për pajisje, qasje në zona moderne industriale dhe kornizë ligjore të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian për të siguruar stabilitet afatgjatë të investimeve.

Me këtë rast, kryeministri ftoi drejtuesit e kompanisë Bosch Rexroth për të shqyrtuar mundësitë konkrete për investime në vendin tonë dhe shprehu gatishmërinë e tij të plotë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe partneritet.

Drejtori Ekzekutiv, Haack bashkë me një delegacion nga kompania Bosch Rexroth po qëndron në Kosovë për një vizitë disa ditore, ku përveç drejtuesve institucionalë, po takon edhe komunitetin start up të bizneseve si dhe komunitetin akademik. Bosch Rexroth ka përfaqësi në afër 100 vende të botës, ka rreth 32,600 bashkëpunëtorë, dhe në vitin e kaluar ka gjeneruar të ardhura prej shitjeve në vlerë 6.5 miliardë euro.

Gjithashtu lexoni:

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Drejtoresha e BIRN-it, Jeta Xharra, inicon padi për shpifje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Prokuroria Speciale konfirmon raportin e KosovaNews se po hetohet kontrata për urat e reja mbi Ibër

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Kosova News 10/07/2025 10/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?