KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti flet për takimin me krerët e opozitës: Janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues  
Politikë

Kurti flet për takimin me krerët e opozitës: Janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues  

Kosova News
Kosova News 11:21 -08/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media pas takimit me krerët e opozitës ka thënë se takimi ishte i mirë, për dallim prej asaj që thanë opozitarët pas takimit.

“Takimi ishte shumë i mirë. Ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz”, tha Kurti.

Por, ai pati edhe një koment për Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

“Përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues”.

Ndërkaq, për lënien e takimit nga Haradinaj, Kurti tha se nuk e komenton dhe se këtë punë e bëjnë analistët.

“Për atë se kush, si sillet nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”.

Përgjigje të ngjashme pati edhe kur u pyet për vendosjen e flamujve amerikanë para Qeverisë së Kosovës.

“Çfarë duhet të pres, s’e kuptoj çfarë, për besë. Të gjithë janë të lirë të bëjnë cka duan përbrenda ligjit dhe kushtetutshmërisë. Po e them edhe njëherë që s’ka nevojë t’i lë pa punë analistët, unë jam për t’i shtuar vendet e punës, jo për t’i zvogëluar”.

Kurti përsëriti se është duke u koordinuar ngushtë me aleatët e Kosovës dhe se aktualisht komunikimi është më i dendur.

“Së pari, nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve siç e kam thënë edhe nga Qeveria. Komunikimi, koordinimi, kontaktet me QUINT-in, BE-në, SHBA-në, NATO-n, KFOR-in, EULEX-n janë të vazhdueshme dhe ndodhin disa herë në ditë. S’është e vërtetë që ka cenim të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit dhe të bashkërendimit”.

Ai tha se Qeveria e tij e di se çfarë rruge po ndjek, duke u përgjigjur kritikave për këtë çështje.

“Nuk është e vërtetë që s’e dimë se çfarë rruge jemi duke shkuar. Është rrugë e paqes dhe sigurisë që bëhet në përputhje me mandatin tonë, me vullnetin e popullit dhe në bashkërendim me miqtë, aleatët dhe partnerët tonë perëndimorë demokratikë”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Kosova News 08/11/2022 08/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

U vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut
14:40 -09/06/2025
Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
14:28 -09/06/2025
Zyrtari i dytë policor dëshmon për rastin e Banjskës
14:16 -09/06/2025
Nesër fillon Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, OEK fton bizneset për pjesëmarrje
14:15 -09/06/2025
Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?
14:12 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?