KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Faik Rexhepi – simbol i ngjarjeve të rëndësishme politike
B3KulturëPolitikë

Kurti: Faik Rexhepi – simbol i ngjarjeve të rëndësishme politike

Kosova News
Kosova News 13:34 -25/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Është mbajtur mbledhja komemorative për Faik Rexhepin, burrin i cili u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit, me aktin e tij të qëndresës në sheshin e Prishtinës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nën patronazhin e të cilit u mbajt ky organizim, tha se Rexhepi shpërfaqi qëndrimin e tij stoik.

“Janë fort të rralla rastet dhe aq të paktë njerëzit që arrijnë të ngjiten nga rëndomtësia dhe të bëhen simbol i ngjarjeve të rëndësishme politike e të kohës. Një nga këto raste e këta njerëz është Faik Rexhepi”, tha Kurti.

Ai më tutje përngjasoi qëndrimin e Rexhepit me odën shqiptare ndër vite.

 “Në atë kohë po mbahej një takim i delegacionin amerikan, mijëra  njerëz donin të ia bënin me dije që ata ishin shumë të dashur për ne dhe t’u tregohej se ishim të diskriminuar. Mes mijëra njerëzve, ai qëndroi ulur në tokë me një qëndrim stoik. Qëndrimi i Faik Rexhepit është qëndrimi i dikujt në odën shqiptare, ashtu qëndrojmë ne këmbëkryq dhe kuvendojmë nëpër oda. Na ishte suprimuar autonomia, nuk mund të mblidhej parlamenti, Republika ishte shpallur dhe në shesh të Republikës së Kosovës së okupuar, mbin oda shqiptare me emrin e përveçshëm”, theksoi Kurti.

Kurse në emër të familjes Rexhepi, foli e bija e Faik Rexhepit, Albana Rexhepi – Deralla.

“Në jemi dëshmitar të bindjeve të palëkundura dhe angazhimit të tij për të luftuar shtypjen. Ai ka besuar se ne duhet të jemi aktiv dhe jo vetëm spektator të jetës”, tha ajo.

Faik Rexhep u kujtua edhe nga miku i tij, Dibran Gashi.

“Faikun e gjeta në ‘Feronikel’. Fillimisht e njoha si figurë i cili punonte si kimist. Në shumë lëvizje ndër vite të cilat pasuan, ai me la përshtypje të një njeriu patriot dhe atdhedashës”, tha ai.

Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-ës bashkë edhe me kolegët e tjerë kishin dalur që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan. Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën.

Por, i vetmi që nuk kishte lëvizur nga vendi ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës. Kohë më parë në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.

Gjithashtu lexoni:

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Kosova News 25/02/2025 25/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka
22:22 -13/06/2026
U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei
22:10 -13/06/2026
OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë
22:05 -13/06/2026
Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
21:59 -13/06/2026
“Po përparojmë çdo ditë”/ Putin: Rusia ka mbi 700 mijë ushtarë të vendosur në Ukrainë
21:56 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?