KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Fahri Fazliu, përjetësohet në sheshin e popullit për të cilët punoi e luftoi deri në frymën e fundit
Politikë

Kurti: Fahri Fazliu, përjetësohet në sheshin e popullit për të cilët punoi e luftoi deri në frymën e fundit

KosovaNewss
KosovaNewss 15:15 -05/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Obiliq, sot është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar të marrë pjesë në këtë ceremoni, të organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e që u mbajt pikërisht sot, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm, Kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve përmes një letre, të cilën në emër të tij e lexoi moderatorja e ceremonisë.

Fjala e lexuar e kryeministrit Kurti:

I nderuari baci Rifat Jashari,

E nderuara familje Fazliu dhe të nderuara familje të dëshmorëve,

I nderuari z. Ali Ahmeti,

I nderuari Kryetar i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi,

Të nderuar shokë të Fahriut, z. Tahir Gjonbalaj, z. Shaban Muja dhe z. Arben Krasniqi,

Duke mos qenë në Kosovë, e shkrova këtë telegram për të përshëndetur nismën tashmë të finalizuar për ngritjen e shtatores së dëshmorit të kombit Fahri Fazliut në qytetin e Obiliqit. Për jetën dhe aktivitetin politik dhe patriotik të Fahriut, jam i sigurt që do të rrëfejnë kujtime me peshë historike vetë shokët e tij që e njohën e bashkëvepruan me të, por me këtë rast, nga detyra e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të doja të përcjellë disa fjalë mes jush në sheshin “Fahri Fazliu” në Obiliq. 

Në radhë të parë, dua të them që kanë qenë pikërisht vetëdija e kulluar politike për liri, tradita e mospajtimit me Serbinë okupatore si dhe përpjekja e pandalur dhe lufta e vazhdueshme për çlirim, të cilat e kanë karakterizuar veprimtarinë e Fahri Fazliut dhe shokëve të tij, ato ideale që në fund e kanë çliruar Kosovën më 1999 dhe e kanë mundësuar shtetin e pavarur të Kosovës më 2008. Kërkesa “Kosova Republikë”, e thirrur nga Fahriu dhe mijëra të tjerë gjatë demonstratave të vitit 1981, nga një parullë popullore dominante e kohës tani është realitet politik me Republikën e Kosovës.

Fryma patriotike dhe përkushtimi në aktivizëm, të shoqëruara nga përgatitja teorike dhe konsistenca në vlerat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare si një lëvizje nacionale emancipuese, në mënyrat siç i gjejmë të ndërthurura në mendim dhe veprim te Fahriu e te shokët e tij, janë platformë për ide dhe burim frymëzimi për secilin që i hynë rrugës së aktivizmit politik për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare.   

Ardhmëria jonë politike është e matshme me nivelin e besnikërisë ndaj rrugës së dëshmorëve dhe me trajtat e vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë që tregojmë në këtë rrugëtim. Kushdo që e ka njohur veprimtarinë e Fahriut, e di që ajo është e pashqitshme nga ajo e Afrim Zhitisë, bashkë me të cilin luftoi edhe në ditën e rënies së tyre të përbashkët më 2 nëntor 1989.

Se sa e pastër dhe e lartë ishte veprimtaria patriotike e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, mund të kuptohet edhe nga trashëgimia e drejtpërdrejtë e tyre politike. Ata që i pasuan Fahriun dhe Afrimin në rrugën e tyre, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, Ilir Konushevci dhe deri te Zahir Pajaziti, janë disa nga profilet e luftëtarëve më të paepur për lirinë e Kosovës.

Fahri Fazliu tashmë i derdhur në bronz nga artisti skulptor Sabri Behramaj përjetësohet në sheshin e qytetarëve dhe popullit për të cilët punoi e luftoi deri në frymën e fundit. Nga sot, kjo shtatore do të jetë një vepër arti kujtese për Fahri Fazliun dhe gjithë çfarë ka përfaqësuar ai bashkë me shokët e tij.           

Lavdi dëshmorit të lirisë së kombit dhe atdheut Fahri Fazliut, lavdi Afrim Zhitisë, Bahri Fazliut e Agron Rrahmanit, Zahir Pajazitit e Ilir Konushevcit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!

Me konsideratat më të larta për veprimtarinë e tyre, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti!

Ju faleminderit.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

KosovaNewss 05/05/2023 05/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?