KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti-Escobarit: E nevojshme që Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmin në Banjskë
Politikë

Kurti-Escobarit: E nevojshme që Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmin në Banjskë

Kosova News
Kosova News 20:29 -14/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të enjten, ka theksuar nevojën që Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmin në Banjskë të Zveçanit, në fund të shtatorit.

Në një shkrim në Twitter, Kurti ka thënë se e ka falënderuar Escobarin për përkrahjen amerikane.

“E kam falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe kam theksuar nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Po ashtu e kam informuar për hapat që Qeveria jonë ka marrë në mbështetje të tranzicionit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, ka shkruar Kurti.

Çështje emergjente humanitare e ka cilësuar emisari amerikan, Gabriel Escobar, efektin që ka prodhuar Rregullorja e BQK-së mbi operacionet me para të gatshme e me të cilën ndalohet përdorimi i dinarit serb.

E pas takimit në Zyrën e kryeministrit, emisari Escobar e cilësoi çështje emergjente humanitare, efektin që ka prodhuar Rregullorja e BQK-së mbi operacionet me para të gatshme e me të cilën ndalohet përdorimi i dinarit serb. Ai ka thënë se problemi duhet adresuar menjëherë. Escobar ka thënë se i ka bërë Kurtit disa propozime për gjetjen e një zgjidhjeje dhe ka treguar se çështja do të diskutohet të martën edhe në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

ShBA do të vazhdojë të bëjë çdo gjë për Kosovën – Escobar jep detaje nga takimi me Kurtin

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Arrestohen dy zyrtarë policorë, dyshohet se ndihmuan në një rast biznesmenin e arrestuar

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Kosova News 14/03/2024 14/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli mbyll sërish hapësirën ajrore pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
12:49 -22/06/2025
Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit
12:47 -22/06/2025
Arrestohen pesë persona për lëndim të rëndë trupor në Shtime
12:34 -22/06/2025
Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës
12:07 -22/06/2025
Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur
11:48 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?