KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e Meta: Duhet të përkrahen vetëm nismat gjithëpërfshirëse rajonale
Politikë

Kurti e Meta: Duhet të përkrahen vetëm nismat gjithëpërfshirëse rajonale

Kosova News
Kosova News 16:15 -22/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, janë pajtuar që të dyja vendet duhet të përkrahin vetëm nismat gjithëpërfshirëse rajonale, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, siç është Procesi i Berlinit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të premten, Kurti e ka falënderuar Metën që e ka zgjedhur Kosovën si vendin për ta përmbyllur mandatin e tij si president.

Kryeministri, sipas njoftimit, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy republikave, Kurti vuri theksin te rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, te rëndësia e bashkëpunimit në fushën e energjisë, investimeve në bujqësi, e sidomos te rëndësia e investimeve në mbrojtje e siguri, si çështje të sovranitetit, për çka kërkoi bashkëpunim të të dyja vendeve në këtë drejtim, thuhet në njoftim.

Meta e falënderoi Kurtin për pritjen dhe theksoi se Kosova është bërë shembull i demokracisë në rajon, që është vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

Gjatë ditës, presidenti i Shqipërisë u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani. Ai foli para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa do të takohet edhe me liderët opozitarë.

Gjithashtu lexoni:

Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë

BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

Rekord i ri në bujqësi – Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Kosova News 22/07/2022 22/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
11:56 -08/07/2025
Kina shënjestroi një aeroplan ushtarak gjerman me laser
11:53 -08/07/2025
Një stuhi e fortë godet Splitin, rrugët u përmbytën dhe u mbushën me pemë të rrëzuara
11:51 -08/07/2025
Arsenali vendos në shitje tre yje të ekipit
11:43 -08/07/2025
Bayern Munichu i gatshëm të ofrojë 100 milionë për yllin e PSG-së
11:39 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?