KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë
Politikë

Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 12:41 -09/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot për fillimin e punimeve restauruese në Xhaminë e Sudi Efendisë, një objekt me rëndësi të madhe historike e fetare në zemër të Prishtinës.

E ndërtuar fillimisht si mesxhid në shekullin XVI dhe e zhvilluar më tej si xhami gjatë shekujve XVIII dhe XIX, kjo ndërtesë me vlerë të trashëgimisë kulturore ka qëndruar për një kohë të gjatë në gjendje të rëndë fizike dhe pa përkujdesje institucionale. Sipas Kurtit, ndërtimet dhe lokalet përreth i kanë marrë edhe hapësirën edhe vëmendjen që kjo xhami e vjetër meriton.

“Tashmë ajo e ka vëmendjen tonë,” shkroi Kurti në një postim në rrjetet sociale, duke njoftuar se projektet e restaurimit përfshijnë konsolidimin e strukturës së xhamisë, largimin e lokaleve përreth dhe, në fund, rikthimin e saj në përdorim nga komuniteti i besimtarëve myslimanë.

Ky projekt është shpallur si një ndër prioritetet kryesore për restaurim në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Vlera totale e investimit të Ministrisë së Kulturës kap shumën prej 639,776.36 euro.

Punimet pritet të kthejnë shkëlqimin historik të xhamisë, duke i dhënë qytetit një hapësirë të restauruar si trashëgimi fetare dhe kulturore.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera

Gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë policët në rastin e Agon Zejnullahut

PDK-ja zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me më shumë se 57 mijë euro

Kosova News 09/07/2025 09/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Rritja ekonomike, në shërbim të progresit demokratik dhe mirëqenies sociale
19:01 -09/07/2025
Kosova largohet nga lista e vendeve në konflikt, BQK-ja e mirëpret vendimin
18:57 -09/07/2025
Ancelotti dënohet me një vit burg
18:23 -09/07/2025
Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports i cili po organizohet në Kosovë
18:12 -09/07/2025
Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan
18:02 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?