KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Dita e fundit e Konferencës së Sigurisë në Mynih ishte me shumë takime dhe shkëmbime
Politikë

Kurti: Dita e fundit e Konferencës së Sigurisë në Mynih ishte me shumë takime dhe shkëmbime

Kosova News
Kosova News 22:11 -19/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka pasur disa takime të rëndësishme me zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë. “Edhe dita e dytë, dhe e fundit, e Konferencës së Sigurisë në Mynih ishte me shumë takime dhe shkëmbime”, ka thënë Kurti, duke renditur takimet që ka pasur gjatë dy ditëve.

“Me kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte, në takimin tonë të parë bilateral, biseduam për marrëdhëniet dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

“Për avancimin demokratik të Kosovës në dy vitet e fundit, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Suedisë dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe Këshillin e Evropës, bisedova me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson. Atë e falënderova për përkrahjen ndër vite dhe të pandërprerë të Suedisë ndaj vendit tone”.

“Ndërkaq me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, folëm për forumin ekonomik Italian në Kosovë, që do të mbahet këtë vit, dhe për përfitimet që ky forum mund të sjellë në shtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve tona”.

 “Në Mynih u takova edhe me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch. Për vitin e dytë radhazi, Kosova do të jetë vend mikpritës dhe pjesëmarrës, kësaj radhe me 1365 ushtarë të FSK-së, në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga ushtria amerikane”.

Derisa me kongresistët amerikanë, i pari i Qeverisë ka diskutuar për rreziqet që paraqet invazioni rus.

“Implikimet që ka pasur dhe rreziqet që vazhdon t’i paraqes invazioni dhe agresioni Rus në Ukrainë për kontinentin, në veçanti Ballkanin Perëndimor, dhe miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, ishin temat të cilat i diskutuam bashkë me kongresistët amerikanë, Mike Turner, Michael McCaul, Jake Ellzey, Rich McCormick dhe Darrell Issa”.

Derisa me Drejtuesin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre Kurti ka biseduar për raportet mes dy popujve.

“Kurse me ish-kongresistin amerikan, tash Drejtuesin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre Theodore Deutch, folëm për miqësinë e kahmotshme dhe raportin përherë e më të avancuar mes dy popujve tanë dhe tash shtetit të Kosovës dhe shtetit të Izraelit”, ka përfunduar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time

Kosova News 19/02/2023 19/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit
20:21 -15/06/2025
Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare
19:51 -15/06/2025
Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik
19:10 -15/06/2025
Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja
18:45 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?