KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti ftohet në drekën që Von der Leyen do ta shtrojë nesër për liderët e Ballkanit
Lajme

Kryeministri Kurti ftohet në drekën që Von der Leyen do ta shtrojë nesër për liderët e Ballkanit

Kosova News
Kosova News 20:13 -18/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar në drekën e punës nesër në Bruksel, të planifikuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes.

Raportohet se Kurti pritet të marrë pjesën në drekën e punës nesër në Bruksel.

Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, presidenti i Serbisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri i Malit të Zi.

Siç ka njoftuar ajo, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këto janë axhenda reformash nga aspekti socio-ekonomik, por edhe fusha themelore. Ndërsa jemi duke finalizuar shqyrtimin e këtyre agjendave të reformës, ne do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-s. Nëse komiteti IPA merr një vendim pozitiv, komisioni do të pranojë axhendat e reformës”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kurtit në drekën e Von der Leyen, por European Policy Center ka njoftuar se Kurti do të jetë folës të enjten në Bruksel si i ftuar i tyre.

Edhe Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiq do të jetë i pranishëm në drekën e organizuar nga Kryetarja e KE’së me të cilën do të ketë edhe një takim të ndarë.

Siç raportoi sot në mëngjes Radio Evropa e Lirë, në gjuhën serbe, qëllimi kryesor i këtij takimi është diskutimi i “agjendave të reformës dhe rritjes”, të cilat pothuajse të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar Komisionit Evropian, si parakusht për marrjen e pagesave të para nga Rritja.

Plani për Ballkanin Perëndimor, u miratua nga BE-ja në maj të këtij viti. Von der Leyen ishte i përfshirë personalisht në promovimin e atij plani dhe ai u mbështet nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të Këshillit të BE-së.

Sipas raportimit, takimi do të jetë një mundësi e mirë për të parë se deri ku kanë arritur këto vende me përgatitjet për të realizuar qëllimet e Planit të Rritjes. Nëpërmjet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, BE-ja planifikon të ndajë rreth gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit nga viti 2024 deri në vitin 2027.

Nga kjo shumë, dy miliardë do të jenë grante nga BE-ja, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formën e kredive favorizuese. Përfitues të këtyre fondeve janë të gjitha vendet e rajonit: Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, BeH dhe Kosova.

Gjithashtu lexoni:

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

Kosova News 18/09/2024 18/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?